Paqe në kryeqytet, Tirana dhe Kukësi e mbyllin në barazim çerekfinalen e parë në Kupë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2018 | 18:50

Paqe në kryeqytet, Tirana dhe Kukësi e mbyllin në barazim çerekfinalen e parë në Kupë (VIDEO)

Tirana dhe Kukësi e mbyllën në një barazim 1-1, sfidën e parë të vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Që në pjesën e parë, Tirana mbeti me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Turtullit, pas një ndërhyrje të parregullt ndaj Gurit, si lojtar i fundit.

tiranakukesi

Por, edhe pse me 10 lojtarë, Tirana arriti të gjejë golin e parë, me Sentamun në minutën e 40-të. Më pas, edhe në pjesën e dytë, kryeqytetasit arritën të mbanin avantazhin, por lodhja dhe mungesa e një lojtari bëri të veten, dhe vetëm në minutat e fundit u ndëshkua nga Guri.

Përfundimisht, 1-1 në kryeqytet, me të dyja skuadrat që e mbyllën në paqe çerekfinalen e parë. Gjithçka mbetet e hapur për sfidën e kthimit në Kukës.

 

tirana kukesi

 

Tirana 1-1 Kukësi

Golat: Sentamu 40′ / Guri 87′

KOMENTI LIVE

Mbyllet sfida. Tirana 1-1 Kukësi

90’ 4 minuta shtesë.

kukesi goli

87’ GOOOL Guri merr një top brenda zonës, teksa gjendet i vetëm përballë Ilion Likës, dhe nuk e ka të vështirë të çojë topin në rrjetë.

86’ Largohet Daja nga fusha e lojës. Ze Maria hedh Qilimin.

83’ Mbrojtja e përgjumur pas një harkimi në zonë drejt Gurit, por topi shkon jashtë portës.

75′ Largohet Shkodra, në lojë Imami.

shameti

74’ Lika shpëton portën e Tiranës. Shameti godet me kokë pas një goditje këndi, për gardiani i portës së Tiranës bën heroin.

65’ Pakult kryen edhe ndërrimin e dytë. Në lojë Ethemi në vend të Ymerajt.

58’ Bakaj ka një rast mjaft të mirë, që godet pasi merr një top nga Ymeraj, por topi devijohet në goditje këndi.

56’ Idrizi largohet nga fusha e lojës, futet Zderiç.

50’ Dzaria ndëshkohet me të verdhë, pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Maveje.

48’ Ilion Lika del dhe grushton një top që vinte rrezikshëm drejt zonës së Tiranës, por dëmtohet.

47’ Cake ndëshkohet menjëherë me të verdhë, pas një ndëryrje të gabuar ndaj Rrumbullakut.

46’ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

45’ Arbitri i katërt akordon 2 minuta shtesë.

sentamuu

40’ GOOOOL Sentamu shënon me kokë pas një harkimi mjaft të Kërçikut nga ana e djathtë. Sulmuesi godet me kokë, dhe Frashëri edhe pse e prek topin, nuk arrin dot ta ndalë.

32’ Zëvendësim i detyruar për Ze Marian. Largohet Greca për Musan, pas daljes me të kuq të Turtulllit.

32’ Karton i verdhë për simulin në zonë, për Ymerajn.

25’ Tension për lojtarët e Tiranës. Situata tensionohet, dhe gjyqtari nxjerr të verdhë edhe për Dajën e Ngoo.

tirana protesta

23’ Cake gabon në një top të rikthyer, dhe Guri përfiton, i cili ndalet nga Turtulli jashtë zonës. Për gjyqtarin Kola është karton i kuq i padiskutueshëm, për faktin se Guri ishte lojtari i fundit. Protesta të shumta nga lojtarët e Tiranës.

sentamu

18’ Sentamu lëshon një predhë nga hyrja e zonës, por goditja devijohet nga Frashëri dhe topi përplaset në traunë e portës.

13’ Sentamu merr një top të mirë në hyrje të zonës, por goditja e tij bllokohet nga Rrumbullaku.

9’ Karabeci jep një asist të bukur për Grecën, me një vertikalizim që shkon në mes të mbrojtjes së Kukësit, por Frashëri del dhe kontrollon topin. Nga përplasja edhe sulmuesi i Tiranës pëson një dëmtim të lehtë.

8’ Bakaj lëshon një top nga larg, dhe Lika detyrohet të hidhet për të larguar topin që vinte rrezikshëm drejt portës, e më pas në goditje këndi.

5’ Harkim i rrezikshëm në zonë nga Karabeci, Greca devijon me kokë, më pas Cake ka rast të mirë nga afër, por gjendet në pozicion jashtë loje.

1’ Nis ndeshja në Tiranë. Topin e parë e luan Kukësi.

 

FORMACIONET

Tirana: Lika; Hoxhallari, Cake, Turtulli, Kërçiku; Maveje, Daja, Karabeci; Junus, Greca, Ngoo. Trajner: Ze Maria

Kukësi: Frasheri, Rumbullaku, Idrizi, Shameti, Musolli, Dzaria, Shkodra, Bakaj, Kale, Ymeri, Guri. Trajner: Pakult

Gjyqtar: Klajdi Kola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"