“Ose se kuptoj unë futbollin, ose trajnerët italianë janë shumë të zgjuar”, shpërthen Hafizi: Lojë monotone dhe e mërzitshme…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2021 | 23:37

“Ose se kuptoj unë futbollin, ose trajnerët italianë janë shumë të zgjuar”, shpërthen Hafizi: Lojë monotone dhe e mërzitshme…

Lumë kritikash nga ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, për italianin Edi Reja. 67-vjeçari shkodran, i ftuar në studion e “Supersport”, foli pas fitores minimale të Shqipërisë në transfertë ndaj Andorrës, me rezultatin, 0-1, ku ndër të tjerash deklaroi:  

bandicam 2021-03-25 23-26-49-920

“Unë mendoj që nuk duhet të ndalemi te fitorja, por te loja. Andorra është skuadër modeste pa nivel. Do ta gjenim një mundësi, do të shfrytëzonim një pakujdesi të tyre. Goditje teknike dhe shumë e mirë e Lenjanit. Kaq krijuam. Kështu e filluam edhe me Bjellorusinë. Kemi kohë të diskutojmë, se ku do të shkojmë me këtë lojë. Ka kohë që intervistat e trajnerëve italianë nuk i kuptoj fare. Ose se kuptoj unë futbollin, ose ata janë shumë të zgjuar. Nuk është profesionale. Të hysh në replikë me Rejën, duhet të kesh kohë.

Nuk më lejohet t’i them marshalla një diçkaje që nuk është. Akoma një ekipi jonë nuk ka fizionomi të lojës tonë, nuk ka organizim. Çdo gjë ia lemë rastësisë. Duhen mesfushorë, të përgatitur mirë edhe për asist. Përjashto vetëm 1 pasim të Bares, nuk kemi lojtarë të tillë që të krijojnë situata.

Të thuash në pjesën e parë luajtëm mirë, e çuditshme. Krosimet lanë për të dëshiruar. E kemi thënë dhe e përsërisim 100 herë, që Hysaj nuk luan dot me atë sistem. Ai sistem ka nxjerrë jashtë edhe disa lojtarë të tjerë. Loja bëhet monotone dhe e mërzitshme. Të dy faullat kanë qenë raste golash.

Para 2 vitesh shënuam 2 gola, po me këtë terren, këtë herë shënuam 1 gol. Kemi progres apo regres? Po përsërisim sezonet e kaluar. Një trajner me përvojë duhet të ndërtojë një mënyrë loje. Se kemi vendosur në dyshim fitoren e sotme, cili ishte ai budalla që tha nuk fitojmë me Andorrën?”, u shpreh Astrit Hafizi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"