Orjad Beqiri sqaron largimin: Iki si fitimtar nga Luftëtari

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Qershor 5, 2018 | 10:16

Orjad Beqiri sqaron largimin: Iki si fitimtar nga Luftëtari

Mbrojtësi vlonjat, Orjad Beqiri, nga dje nuk është më pjesë e Luftëtarit. Duke folur për “Panorama Sport”, vlonjati konfirmoi zgjedhjen që ka bërë. “Aventurës sime në Gjirokastër i erdhi fundi. Ka nisur shumë kohë më parë, pas një telefonate të bërë nga trajneri Mustafa Hysi. Nuk ngurova dhe pranova, pasi më pëlqeu projekti për një ekip të mirë që vazhdon akoma me rezultate pozitive vit pas viti.

orjad beqiri
Gjithsesi, në ditët në vazhdim do të zgjidh dhe gjërat me klubin, e më pas do të shqyrtoj ofertat që kam për të vendosur ku do të vijoj karrierën. Aktualisht jam me pushime”, thotë Beqiri. Por, pse kjo ndarje në këtë moment? Vlonjati jep këtë sqarim: “Jam menduar gjatë dhe pasi u konsultova me familjen, vendosa që të mos jem pjesë e ekipit në vazhdim, edhe pse kontrata më mbaron në maj të vitit 2019. Drejtuesit i kam vënë në dijeni që para disa muajsh për këtë gjë, pra që në fund të sezonit s’do të jem më pjesë e ekipit.

22090174_10203947764012575_8484257868904715669_n

Kisha kohë që e mendoja largimin dhe arsyeja është se duhet të jem afër familjes, pasi kam shumë kohë që rri larg. Familja ime jeton në Tiranë dhe largësia e ka bërë të vështirë, ndaj do të gjej një ekip që të jetë afër me vendbanimin. Arsyeja tjetër është se dua të iki si fitimtar, ashtu si jam dhe vetë në karakter”, mbylli Beqiri. Ndërkohë, dje përmes gazetës, vetë presidenti Grigor Tavo e falënderoi Beqirin për kontributin që ka dhënë te Luftëtari.

T. Shehu





www.minuta90.com