Oriku kërkon fitoren, Rustemi: Të mos e ndërlikojmë renditjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2022 | 10:37

Oriku kërkon fitoren, Rustemi: Të mos e ndërlikojmë renditjen

Arlind Rustemi kërkon fitoren me Korabin në shtëpi. Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri i Orikut deklaron:

ARLIND RUSTEMI

“Java e nëntë e kampionatit na vë përballë me një kundërshtar të vështirë si Korabi. Duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë dhe të rikthehemi te rezultati pozitiv. Është shumë e rëndësishme që të qëndrojmë në mesin e tabelës, për të mos ndërlikuar pozitat në klasifikim. Mirë do të ishte të konfirmoheshim si skuadër e pamposhtur edhe në fushën tonë… Kthehemi pas një ndeshjeje jo të mirë me Flamurtarin dhe duhet me patjetër ta kalojmë. Shpresoj gjithashtu të kemi edhe mbështetjen e publikut që nuk na ka munguar në asnjë ndeshje dhe për këtë dua t’i falënderoj”.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"