Oriku kërkon fitoren e dytë radhazi, Arlind Rustemi: Në Fier kalojmë ngërçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2023 | 11:50

Oriku kërkon fitoren e dytë radhazi, Arlind Rustemi: Në Fier kalojmë ngërçin

Arlind Rustemi sheh kthesën në Fier. E paralajmëron të vështirë me Apoloninë, e megjithatë ka besim të madh para këtij 90- minutëshi.

ARLIND RUSTEMI

Trajneri sheh si “bonus” edhe fushën, gjë që e përmend në deklaratën e dhënë për “Panorama Sport”:

“Luajmë në transfertë dhe kemi hasur shumë vështirësi pasi kemi marrë vetëm një pikë. Skuadra ka një ngërç psikologjik. Gjithsesi, kam besim që do të shprehemi më mirë duke u nisur dhe nga ndeshja e fundit jashtë Orikumit, ku kemi bërë shumë mirë, por fati na ka mohuar të dalim nga fusha me pikë. Dhe kjo, pasi kemi luajtur me një lojtarë më pak. Në këtë pikë të kampionatit ku skuadrat janë në presionin e klasifikimit dhe pikëve, nuk mund të bësh parashikime. Fusha e Fierit është si kur luajmë në Orikum, pasi kemi zhvilluar shumë ndeshje fazën e parë dhe jemi stërvitur gati tre muaj. Do të luajmë në një ambient që është mikpritës dhe të lejon të marrësh pikë, nëse skuadra sillet siç luajmë në Orikum”.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"