Oriku i dorëzuar kundër Partizanit, trajneri Rustemi: Luajmë për të matur forcën!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2022 | 12:41

Oriku i dorëzuar kundër Partizanit, trajneri Rustemi: Luajmë për të matur forcën!

Pavarësisht rezultatit surprizues në ndeshjen e parë, Oriku nuk shpreson për të vijuar më tej për Kupën e Shqipërisë. Trajneri Arlind Rustemi, për “Panorama Sport”, thotë se Partizani në ndeshjen e kthimit do të ketë ekip të plotë, ndërsa ai do t’u japë minuta në këtë takim lojtarëve që nuk janë aktivizuar.

arlind rustemi

“Unë e kam thënë edhe në ndeshjen e parë që jemi të fokusuar te kampionati dhe kjo ndeshje na vlen për të aktivizuar futbollistët që nuk kanë marrë minuta në kampionat.

Në ndeshjen e parë rezultati ishte surprizë, sepse dhe kundërshtari ishte i fokusuar te derbi. Në ndeshjen e kthimit dihet që Partizani do të jetë me ekipin e plotë për të mos pasur probleme. Ne shkojmë për të parë gjendjen e lojtarëve që nuk janë aktivizuar”, përfundon Rustemi.

E. SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"