Oriku do të ruajë boshtin, është ky plani për Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2021 | 14:45

Oriku do të ruajë boshtin, është ky plani për Kategorinë e Dytë

Futbollistët që ishin pjesë e skuadrës, do të qëndrojnë. Azizaj, Gjinaj, Gjonaj do të mbeten pjesë e organikës edhe për sezonin 2021-2022, me qëllimin e vetëm: ngjitjen direkte.

Veleciku Oriku

Pritet që me ekipin të bashkohet edhe Lloji, pasi në parim duket se drejtuesit kanë rënë dakord që ky lojtar të qëndrojë. Afrimi i parë i skuadrës është Klejdi Borakaj, i ardhur nga akademia vlonjate.

Trajneri Besmir Shabani dhe drejtuesit e klubit po punojnë edhe për afrime të reja në këtë merkato vere, pasi ka nevojë për përforcime. Po planifikohen 3-4 afrime, e megjithatë vetëm në vazhdim do të ketë diçka zyrtare.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"