Vllaznia, një tmerr pa fund apo…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 21:28

Vllaznia, një tmerr pa fund apo…

YLLI AGA

Klubi i parë i futbollit tonë është në ditët e tij më të vështira. Rrëzimi nga elita e futbollit tonë është shumë pranë. Në fakt, nuk do të jetë hera e parë. Miti i skuadrave që luanin vetëm në Superiore u rrëzua sezonin e kaluar me rënien e klubit me më shumë trofe, Tiranës. Për koincidencë, fati i bardhebluve u vendos pikërisht në duelin e fundit me Vllazninë në “Loro Boriçi”.

ylli aga

Festa e shkodranëve që kishin mbushur stadiumin dhe atyre që e ndiqnin nga ekrani ishte krejtësisht e përligjur, por për fat të keq nuk paska shërbyer për të nxjerrë mësimet e duhura për të mos u vendosur sërish në të njëjtat pozita. Një vit kaloi shumë shpejt dhe klubi i parë i futbollit në vendin tonë, për fat të keq, rrezikon që 100-vjetori i themelimit ta gjejë tek inferiorët.

Në fakt, matematika nuk e ka thënë fjalën e saj të fundit, por në Shkodër prej ditësh kanë filluar të vajtojnë rrëzimin e Vllaznisë dhe kanë nisur një gjyq publik për të vënien para përgjegjësisë të shkaktarëve të këtij dështimi.

KRONIKË E NJË “VDEKJEJE” TË PARALAJMËRUAR…

Hera e fundit që Vllaznia, siç e njohin të gjithë prej gati një shekulli, pretendente, cilë- sore, imponuese dhe mbi të gjitha premtuese, u shfaq në sezonin 2010-11, të cilin e mbylli në vendin e tretë në kampionat. Por, më shumë se për profilin në atë edicion, Vllaznia kujtohet për paraqitjet në Europa Ligë, në të cilën ishte shumë pranë kalimit të dy tureve, por u eliminua pasi pësoi dy gola në sekondat e fundit me zviceranët e Thun.

vLLAZNIA

Ai eliminim do të pasohej me ndryshime të rëndësishme në mënyrën e menaxhimit të klubit, që atë mot do të kthehej në sh.a. 100% bashkiak dhe do të ndahej nga administrimi privat i bërë deri në atë moment nga Valter Fushaj. Siç konfirmohet edhe nëpërmjet tabelave të renditjes së 7 kampionateve, Vllaznia e administruar nga bashkia, jo vetëm nuk e “pa një ditë të bardhë”, por në vitin e saj të 8 rrezikon “ta nxijë” historinë e kuqebluve, që si shumë pak klube në vendin tonë, përfaqëson shumë më tepër se sa një identitet sportiv.

Kjo, pasi Vllaznia është krenaria e një pjese të madhe popullsie, që i kalon kufijtë e Shkodrës, është pjesë e gëzimeve të çdo familjeje shkodrane, një aset i jashtëzakonshëm për qytetin dhe në fund një rast për të studiuar se si mundet të rrëzohet një klub i tillë. Sepse klubi që ka në zotërim stadiumin më të mirë në Shqipëri, një nga Akademitë më të suksesshme, tifozërinë që, nëse i krijon një skuadër pretendente, e ke të gatshme për ta mbështetur dhe mbi të gjitha futbollistë të shumtë shkodranë që, nëse do të riktheheshin në “shtëpinë e tyre”, do t’i garantonin suksesin.

vllaznia mbledhja

Por të gjithë këta elementë nuk u arrit të harmonizoheshin asnjëherë dhe tanimë Vllaznia, jo vetëm nuk është trajektoren historike të rezultateve, por rrezikon edhe rënien një kategori më poshtë. Në këtë pikë, ata që e kanë drejtuar Vllazninë gjatë kësaj periudhe do të duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të përshpejtojnë procedurat për privatizimin e klubit.

NJË RRËZIM I MERITUAR

Një nga aksiomat më të njohura në futboll është se kampionati thotë gjithmonë të vërtetën. Veçanërisht në një garë me një formulë të tillë ku ekziston mundësia për t’u përballur nga katër herë me secilën skuadër dhe rrjedhimisht të paktën me rivalët direkt duhet të tregosh vlerat dhe kapacitetet e tua. Dhe siç vërehet edhe në tabelën që tregon ecurinë e të gjithë ekipeve javë pas jave, Vllaznia është skuadra që më së shumti e meriton të shoqërojë Lushnjën në Kategorinë e Parë, sepse i gjithë rrugëtimi i saj në këtë kampionat ka qenë në një “zonë të minuar”.

Vllaznia-lojteret

Shkodranët e drejtuar deri javën e 6-të nga Cungu dhe për 28 javë nga Gjoka janë pozicionuar: -vetëm në 1 nga 34 javët në vendin e 3-të (në javën e parë pas fitores 2-0 jashtë me Lushnjën) -vetëm në 1 nga 34 javët në vendin e 6-të ( në javën e tretë) -vetëm në 3 nga 34 javët në vendin e 7-të – në 18 nga 34 javët është renditur e 8-ta – dhe 11 nga 34 javët është renditur e parafundit. E sigurt që do të jetë edhe javën e ardhshme.

Një tjetër betejë e humbur nga shkodranët në këtë kampionat është edhe sa u takon ndeshjeve direkte, ku numëron tri humbje dhe vetëm një fitore ndaj Teutës, si dhe nuk arriti të bënte diferencën në takimet me Kamzën, ndaj së cilës mori vetëm një fitore, dy barazime dhe u mund në fazën e parë. Vllaznia e meriton sportivisht rënien nga kategoria, sepse në ndryshim nga sezonet e kaluaram ku u detyrua që një pjesë

të ndeshjeve në shtëpi t’i luante në një impiant të papërshtatshëm, si rrjedhojë e rindërtimit të “Loro Boricit”, këtë edicion ndeshjet u luajtën në kushte ideale. Gjithashtu edhe gjykimet kanë pasur një ndikim minimal. Janë ndëshkuar si në ndeshjen Kukësi-Vllaznia ku iu mohua një 11-metërsh, por peshorja është pothuajse në baraspeshë.

Tirana-Vllaznia

RRËZIMI NUK ËSHTË TRAGJEDI

Nëse nuk ndodh një mrekulli në dy javët e mbetura, Vllaznia do të zbresë një kategori më poshtë. Sigurishtm, do të jetë diç- ka e vështirë për t’u kapërdirë, por absolutisht nuk duhet të jetë një tragjedi. Edhe sepse në historinë gati 100-vjeçare nuk do të jetë hera e parë. Edhe sepse në futbollin tonë nuk ka më klube të tilla pa “njollë në biografi”. Edhe sepse historia botërore njeh shumë pak klube që kanë luajtur në gjithë historinë e tyre vetëm në elitë.

Tirana454

Edhe sepse ata që janë të dashuruar me klubin që solli futbollin në Shqipëri, duhet ta dinë se në kampionatin e shpikësve të futbollit në Angli në 119 kampionate nuk ka asnjë skuadër që i ka luajtur të gjitha. Rekordi i vetëm është ai i Arsenalit, që sezonin e ardhshëm do të luajë sezonin e 100 radhazi në elitën e futbollit në Angli. Ashtu si “topçinjtë”, çdo klub tjetër ka provuar “ashensorin” e rënies nga Kategoria. Sigurisht për klubet, që përbëjnë identitetin e futbollit të një vendi, siç është pa diskutim Vllaznia, rrëzimi është një dramë, por kurrsesi nuk duhet përjetuar si tragjedi sepse, falë Zotit, është vetëm një garë sportive.

PËRGJEGJËSIA, SI NJË “PATATE E NXEHTË”

Pozicioni në të cilin gjendet Vllaznia ngarkon me përgjegjësi shumë persona. Mbi të gjitha, bashkinë me statusin e pronares, që nuk arriti në asnjë moment ta administrojë në mënyrën e duhur dhe si rrjedhojë stafet teknikë dhe futbollistët, me statusin e aktorëve direkt, por në një përqindje sado minimale edhe të gjithë ata që e kanë mbështetur tradicionalisht atë. Në këtë moment, më parë se të rrëmbejnë “gurët” për të gjuajtur “mëkatarët”, çdokush sipas pozicionit do të duhet të marrë përgjegjësitë e tij.

Renditja

Drejtuesit për mënyrën sesi i menaxhuan të gjitha situatat, trajnerët për zgjedhjet e bëra, futbollistët për kontributin jo në sinkron me emrin e tyre dhe kërkesat e Vllaznisë, tifozët që munguan në pjesën më të madhe të ndeshjeve për të qenë prezentë në stadium dhe për të bërë “lojtarin” e 12-të. Por më shumë se për të bërë gjithsecili prokurorin, çdonjëri do të duhet ta arkivojë zhgënjimin, derisa fati i këtij sezoni të vendoset përfundimisht.

Renditja 3

Veçanërisht në këto ditë dhe në dy ndeshjet e mbetura, shkodranët do të duhet të jenë të bashkuar për ta luajtur deri në fund fatin e tyre. Nëse pas sinjalizimit final, llogaritë do ta zbresin nga kategoria, në Shkodër e dinë shumë mirë se çdokush që rrëzohet, duhet të ringrihet sërish. Sigurisht, shumë më i fortë!

Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"