Ofertë e jashtëzakonshme, Reali “çmendet” për Mbapenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 12:37

Ofertë e jashtëzakonshme, Reali “çmendet” për Mbapenë

Real Madridi ka një “fiksim” dhe ai quhet Kilian Mbape. Madrilenët do të bëjnë çmos që të marrin në skuadër yllin francez, i cili e ka shprehur ëndrrën për të luajtur në Spanjë.

Mbape

“Le Parisien” zbulon se klubi spanjoll ka bërë një ofertë të jashtëzakonshme, prej 400 milionë eurosh te PSG-ja, për kartonin e tij.

Padyshim që Perez është gati të thyejë çdo rekord të mundshëm në merkato. Edhe një klub si PSG-ja po mendohet për këtë ofertë, pasi është e parezistueshme.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e radhës nga Reali për të siguruar shërbimet e francezit, kampion bote.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"