“Nuk na falen gabimet”, flet tekniku i Orikut: Ndaj Besëlidhjes luajmë për… fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2021 | 11:42

“Nuk na falen gabimet”, flet tekniku i Orikut: Ndaj Besëlidhjes luajmë për… fitore

Oriku do të kërkojë të rikthehet te fitorja përballë Besëlidhjes. Luan në shtëpi dhe Artan Sakaj e thotë qartë se gabimet nuk ndalem më. Për “Panorama Sport”, trajneri mendon se skuadra është angazhuar maksimalisht. “Të gjitha ndeshjet për ne janë finale. Duhet të përkushtohemi dhe i kemi të gjitha mundësitë për të bërë mirë.

flamurtari-oriku

Djemtë duhet të luftojnë më shumë. Fitorja me Besëlidhjen është e mundur. Luajmë në shtëpi dhe do të japim maksimumin. Nuk na falen gabimet. Barazimi me Partizanin B ka ndryshuar edhe atmosferën në skuadër. Të gjithë i dinë detyrat e tyre dhe do të japin maksimumin në këtë ndeshje.

Nuk ka përballje të lehta, por megjithatë unë jam i bindur se do të arrijmë t’ia dalim dhe të marrim fitoren në këtë ndeshje”, tha tekniku, që i bën llogaritë me mungesën e Gjonajt dhe Kuçit sot.

form

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"