“Nuk ka rëndësi cilësia kur nuk ke mentalitet”, Magani: Tirana rrezikon të mos shkojë në “Final Four”, ja pse nuk u ktheva në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2024 | 21:33

“Nuk ka rëndësi cilësia kur nuk ke mentalitet”, Magani: Tirana rrezikon të mos shkojë në “Final Four”, ja pse nuk u ktheva në Superiore

Trajneri i Lushnjës, Gugash Magani, mendon se skuadra e tij u mund sot nga Elbasani se nuk kishte mentalitetin e duhur për të përballuar një rival të tillë.

magani

“Kështu e ka futbolli, mund të shënosh dhe ndëshkohesh, por edhe e kundërta që të fitosh ndeshjen. Mendoj se sot mungoi mentaliteti i fituesit se me skuadra të nivelit të lartë si Elbasani, që kryeson me meritë, duhet të kishim mentalitet ndryshe. Nuk ka rëndësi cilësia e lojtarëve të veçantë, kur nuk ke mentalitetin e duhur. Kanë qenë edhe gabime individuale si goli i parë dhe i tretë, shumë të evitueshëm.

Sa i përket pjesës së koreve në drejtimin e familjes time, jo timin, tifozët e kishin me djalin. Nuk më bëjnë shumë përshtypje, nuk më vjen mirë që shahem në Elbasan për 45 minuta se kam miq e shokë këtu. Por është kështu futbolli dhe nuk më bën përshtypje se një gjë sportive nuk e marr personale.

Barazim dhe pësimi i golit që në pjesën e parë, ndikoi negativisht te skuadra, Nëse do të kisha lojtaë me mentalitet si Canka e 2-3 të tjera, do ishim shumë më lart në klasifikim,. Kjo është skuadër me histori. Ne duam që nga dita e parë që të ndryshojmë mentalitetin. Që të mos dorëzohemi pa konkurruar, ne u dorëzuam shumë shpejt. Elbasani na vuri në vështirësi, por është ndeshje që nuk duhet kthyer koka pas. Çdo gjë do analizohet, kemi përpara një ndeshje tjetër me një skuadër që kërkon respekt si Ballshi. Por edhe ne na duhen pikët.

Derisa matematika na lejon, do tentojmë deri në fund play-off. Do e trajtojnë si finale. Vështirësia është e madhe me Bylis, por avantazhi është që ne jemi në fushën tonë. Do analizojmë ku gabuam në momentet ku mund të rikuperonim më mirë. Nëse do menaxhonim më mirë pjesën e parë, do flisnim ndryshe. Bylis luan më mirë jashtë se sa në Ballsh.

Superiorja? Mendoj se katërshen e rrezikon Tirana se kam përshtypjen që ka shumë presion. Ndryshimi i shpejtë i trajnerëve nuk ka një shije të mirë, te unë të paktën, që kam drejtuar Tiranën. Tirana të ulet me këmbë në tokë, rifitojë qetësinë, se ka kualitet brenda. Pashë skuadër të dobët me Teutën. Partizani e Vllaznia as nuk e diskutojnë, por edhe Egnatia që bëri një ndeshje relativisht të mirë me Kukësin.

Kthim në Superiore? Të jem i sinqertë kisha oferta nga Superiorja. Kisha probleme me biznesin tim, kam qenë afër familjes. Unë  80% të karrierës e kam në Superiore, me Beharin kemi qenë në Vlorë kur fituam moralisht kampionatin, edhe pse e humbëm. Ajo që më mungon në karrierë është një titull që e kisha merituar ta merrja, si te Tirana, si te Flamurtari”, tha Magani për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"