Nuk ka kthim në shtëpi këtë vit, ja ku do të luajë Teuta ndeshjen me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2021 | 22:22

Nuk ka kthim në shtëpi këtë vit, ja ku do të luajë Teuta ndeshjen me Vllazninë

Teuta ka vendosur përfundimisht për stadiumin ku do të luajë kundër Vllaznisë, teksa që prej ndeshjeve në Kupat e Europës në muajin korrik nuk i zhvillon dot takimet si pritës në “Niko Dovana” për shkak të ndryshimit të tapetit.

niko dovana

Në këto kushte, Teuta-Vllaznia do të luhet të premten në orën 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena”. Klubi durrsak preferon Elbasanin edhe për shkak të cilësisë së fushës, për më tepër që ka qenë edhe kërkesë e stafit teknik, sepse në këtë stadium, Teuta ka humbur vetëm një herë deri më tani.

Ndërkohë, sa i përket punimeve në “Niko Dovana”, gjasat janë që fusha të jetë gati vetëm në muajin janar 2022, pikërisht për pjesën e dytë të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"