Nuk janë më “Shik”, Shqipëri bëni surprizën dhe çmontojini… çekët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2023 | 8:48

Nuk janë më “Shik”, Shqipëri bëni surprizën dhe çmontojini… çekët

Nëse do t’i imagjinonim për një moment skuadrat e Grupit E si automobila, padyshim që Çekia deri tani është makina më e mirë.YJHK

Ka mundur Poloninë që në start, ka bërë detyrën me Ishujt Faroe dhe një hap fals me Moldavinë, duke barazuar 0-0. Ka sulmin dhe mbrojtjen më të mirë, sepse ka shënuar gjashtë herë dhe ka pësuar vetëm një gol. Duket si një makinë e tonazhit të rëndë dhe Shqipëria e ka për detyrë ta “çmontojë” nëse kërkon të realizojë ëndrrën për të shkuar në Europian. Por a mund t’ia dalim me një kundërshtar të paparashikueshëmsi çekët?

Padyshim që po. Ata janë të fortë dhe nuk ka vend për eufori, por nuk janë një ekip i pakalueshëm. Fundja, Shqipëria në Europianin 2016 mundi Portugalinë e Ronaldos në shtëpinë e saj, ndaj surprizat dimë t’i bëjmë. Përveç kësaj, Çekia nuk ka asnjë lojtar lider, ndoshta edhe më të njohurin në Europë, Patrik Shik. Edhe ish-futbollisti i Romës që sot luan te Bajer Leverkuseni është i dëmtuar. Natyrisht, Çekia e bazon lojën te grupi dhe te një trajner shumë i disiplinuar, por kuqezinjtë kurrsesi nuk janë inferiorë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"