Nuk gjeti akordin, Endri Vrapi largohet nga Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2014 | 20:08

Nuk gjeti akordin, Endri Vrapi largohet nga Tirana

tirana-flamurtari 0-2, Vrapi ne aksionEndri Vrapi është larguar nga Tirana. Mbrojtësi është ndarë me stafin dhe shokët e skuadrës bardheblu në seancën stërvitore të pasdites së enjte. Divorci u realizua me konsensus mes dy palëve. “Falënderoj në radhë të parë tifozët. Kanë qenë të jashtëzakonshëm në vitin që lamë pas. Eshtë momenti të largohem. Nuk gjeta gjuhën e përbashkët me drejtuesit dhe po iki. Kam kaluar një sezon mjaft të mirë te Tirana. I falënderoj të gjithë, stafin, skuadrën dhe drejtuesit”, – ka deklaruar Vrapi.
Ndërkohë, KF Tirana falënderon qendërmbrojtësin për kontributin e dhënë me fanellën bardheblu dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierë.
Tw shtunwn me Dinamon
Tirana luan ndeshjen e fundit miqwsore pasditen e sw shtunws nw stadiumin “Selman Stwrmasi”. Bardheblutw do tw kenw pwrballw Dinamon. Ky takim do tw luhet nw orwn 17:30 dhe vlen si testi i fundit pwr skuadrwn e Maganit vetwm njw javw para se tw nisw sezoni 2014-2015.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"