“Nuk e ulim kokën, Tirana duhet mposhtur”, Laçi bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2019 | 16:11

“Nuk e ulim kokën, Tirana duhet mposhtur”, Laçi bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët para ndeshjes

Laçi do të presë në shtëpi Tiranën ditën e diel në orën 13:00, në ndeshjen e cila do të jetë edhe e fundit për kurbinasit për këtë vit.shehu laci

Bardhezinjtë dëshirojnë të rikthehen te fitorja, pas asaj humbje 1-0 ndaj Bylisit ditën e djeshme, por nuk do ta kenë aspak të lehtë.

Tirana vjen më një moral të lartë në këtë ndeshje, kjo edhe për shkak të dy fitoreve të arritura në dy ndeshjet e fundit. Në prag të kësaj sfide Laçi ka ftuar tifozët të jenë sa më të shumë në numër në stadium dhe kanë publikuar çmimet e biletave.

Njoftimi i klubit:

U mundëm në Ballsh, por aspak nuk e ulim kokën. Nuk duhet dhe nuk është koha për të parë pas. Tirana është kundërshtari i radhës, i cili nga stadiumi ynë duhet të dalë i mundur pas 90 minutave. NE dhe JU, së BASHKU, mund t’ia dalim, sikurse kemi bërë edhe më parë. Jemi në fundviti dhe duhet të festojmë! Një fitore të dielën është një dhuratë e bukur fundviti për JU, një dhuratë që ekipi do ia bënte vetes dhe drejtuesve. Objektivi është i qartë, rruga po ashtu: Së BASHKU mundim Tiranën dhe këdo. Mos mungoni të dielën! Gjithçka nis prej orës 13:00 dhe stadiumi duhet të oshtijë nga thirrjet “Para Laçi”. INFORMACION PËR BILETAT
Tribuna kryesore – 500 lekë
*Tribuna përballë – 400 lekë
Tribuna pas porte – 400 lekë
*Klubi ka rënë dakord me kompaninë e biletave, që të subvencionojë gjysmën e çmimit të çdo bilete të shitur dhe tifozët mund t’i blejnë bileta vetëm për 200 lekë.


View this post on Instagram

U mundëm në Ballsh, por aspak nuk e ulim kokën. Nuk duhet dhe nuk është koha për të parë pas. Tirana është kundërshtari i radhës, i cili nga stadiumi ynë duhet të dalë i mundur pas 90 minutave. NE dhe JU, së BASHKU, mund t’ia dalim, sikurse kemi bërë edhe më parë. Jemi në fundviti dhe duhet të festojmë! Një fitore të dielën është një dhuratë e bukur fundviti për JU, një dhuratë që ekipi do ia bënte vetes dhe drejtuesve. Objektivi është i qartë, rruga po ashtu: Së BASHKU mundim Tiranën dhe këdo. Mos mungoni të dielën! Gjithçka nis prej orës 13:00 dhe stadiumi duhet të oshtijë nga thirrjet “Para Laçi”. INFORMACION PËR BILETAT Tribuna kryesore – 500 lekë *Tribuna përballë – 400 lekë Tribuna pas porte – 400 lekë *Klubi ka rënë dakord me kompaninë e biletave, që të subvencionojë gjysmën e çmimit të çdo bilete të shitur dhe tifozët mund t’i blejnë bileta vetëm për 200 lekë.#paralaci

A post shared by K.F.Laçi Official (@k.f.laci_official) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"