Nuk e blenë dot në janar, klubi i njohur spanjoll i ofron Kavanit 6 milionë euro në sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2020 | 22:44

Nuk e blenë dot në janar, klubi i njohur spanjoll i ofron Kavanit 6 milionë euro në sezon

Atletiko Madridi është i vendosur të sjellë në Spanjë sulmuesin e PSG-së Edinson Kavanin.

atletiko e madridit

Uruguajani ishte fare pranë kalimit në Madrid gjatë janarit, por drejtuesit e kampionëve të konfirmuar të Francës penguan gjithçka. Por, “Los Colchoneros” do të provojnë sërish të bindin ish-sulmuesin e Napolit, madje kanë përgatitur dhe ofertën për ta joshur Kavanin.

“El Mundo Deportivo” shkruan se Atletiko i ofron një kontratë dy vjeçare Kavanit duke i premtuar 6 milionë euro në sezon pagë.

Por, “El Matador” nuk kërkohet vetëm nga Atletiko. Mançester Junajtid, Njukasëll, por dhe Interi kanë piketuar Kavanin për ta bërë pjesë të skuadrave të tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"