“Nuk do të bëj ‘copy-paste’ “, Pirlo: Duhet kohë për të gjetur mënyrën e duhur të lojës, do të frymëzohem nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 23:25

“Nuk do të bëj ‘copy-paste’ “, Pirlo: Duhet kohë për të gjetur mënyrën e duhur të lojës, do të frymëzohem nga…

Trajneri i Juventusit Andre Pirlo deklaroi pas fitors së parë në krye të pankinës së Juventusit se nuk do të kopjojë taktikat e trajnerëve të tjerë.

6b9866dc1546384bd3a108309f8e077c-59526-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e
Në prononcimin për “Sky Sport” pas sfidës me Sampdorian 3-0, tekniku italian shtoi se pati pak kohë në dispozicion për të përgatitur sfidën për shkak të angazhimit të lojtarëve me ekipet kombëtare.

“Duhet kohë për të përshtatur ekipin me mënyrat e duhura të lojës, por nuk do të bëj ‘copy/paste’. Do të marrë bazë nga ekipet dhe trajnerët që më kanë frymëzuar. Për ndeshjen e sotme kishim pak kohë për t’u përgatitur sepse lojtarët ishin të angazhuar me ekipet kombëtare. Punuam vetëm një javë bashkë. Kemi parë shumë me Novarën. Na mungojnë disa lojtarë, por do të përpiqemi të bëjmë më të mirën”, përfundoi trajneri i Juventusit Andrea Pirlo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"