“Nuk bëmë lojë shumë të mirë”, heroi Lenjani: Shpresoj të bëjmë historinë me Anglinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2021 | 22:58

“Nuk bëmë lojë shumë të mirë”, heroi Lenjani: Shpresoj të bëjmë historinë me Anglinë

Ermir Lenjani shënoi golin e vetëm për Shqipërinë ndaj Andorrës. Pas ndeshjes, Lenjani për mikrofonat e “Supersport” u shpreh:

bandicam 2021-03-25 22-57-57-766

“Gol pas 7 vitesh? U ndjeva shumë mirë. Jam krenar që ndihmova shokët e mi për të marrë fitoren. Nuk ishte lojë shumë e mirë. Duhet të analizojmë me kujdes se çfarë mund të bëjmë më mirë për ndeshjen me Anglinë. Shpresoj që të shkruajmë historinë!

Në këtë pozicion ndihem shumë mirë. Trajneri më dha besimin dhe u mundova të bëja sa më mirë dhe nuk më doli keq mendoj.”, tha Lenjani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"