Nojer braktis Gjermaninë, Nagelsman: Manuel i pafat, na impresionoi javët e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 12:50

Nojer braktis Gjermaninë, Nagelsman: Manuel i pafat, na impresionoi javët e fundit

Manuel Nojer i ësh të rikthyer “avazit” të dëmtimeve dhe kësisoj është detyruar të largohet në mënyrë urgjente nga kombëtarja e Gjermanisë. Duket se zgjedhja e teknikut të “pancerave” për t’i besuar kapitenit bavarez, numrin “1” në Kampionatin Europian ka marrë për keq.

neuer

DIAGNOZA –Sipas njoftimit të Federatës Gjermane të Futbollit theksohet se Manuel Nojer ka çarë fijet muskulore në vigjilje të përgatitjeve përpara duelit me kombëtaren e Francës, e planifikuar të zhvillohet ditën e shtunë. Nuk ka informacione të sakta se sa ditë gardiani 37- vjeçar do të qëndrojë jashtë fushave të blerta. Është fakt se Nojer demonstroi nivel të lartë me Bajernin në javët e fundit, por që ky problem fizik pritet të sjellë frikë edhe në gjirin e kampionëve të Bundesligës, pasi ai vlerësohet si një nga pikat e forta të ekipit, përpos eksperiencës. Tashmë MarkAndre ter Shtegen e ka rrugën e lirë për t’u inkuadruar në pozitën e titullarit, të paktën përgjatë miqësoreve të marsit. Nojer ende nuk e ka kryer debutimin në urdhrat e Nagelsmanit te kampionët e 4-fishtë në rangun e Botërorëve.

TRAJNERI-”Shumë situatë e ndërlikur kur një ndër portierët më të mirë në botë lëndohet dhe kur ke një opsion më pak në grup. Unë ende nuk e kam parë Manuelin të aktivizohet me fanellën e përfaqësueses, por e njoh se çfarë është i aftë të realizojë. E kam ndjekur me imtësi në javët pararendëse. Kam dëshmuar se lëndimi i rëndë në gju nuk ka lënë asnjë pengesë te reflekset si portier i nivelit botëror. Vështirë të jap një analizë të qartë se kur ai do të jetë sërish aktivë në ndeshje zyrtare. Stafi mjekësor më njoftoi se kemi të bëjmë me lëndim të rëndë. Jam besimplotë se ka për t’u rikthyer më i fortë. I uroj shërim të shpejtë dhe me keqardhje ju njoftoj se duhet të bëjmë pa Manuelin në testet me Francën dhe Holandën”, përfundoi Julian Nagelsman. Takimi i ardhshëm për Bajnern Mynih është më datën 30 mars, Bundesligë.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"