Një sport që mbase s’e dinit se ekzistonte, tani e gjeni në Tiranë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 9:50

Një sport që mbase s’e dinit se ekzistonte, tani e gjeni në Tiranë!

Ju paraqesim një sport të ri që është rritur me shpejtësi vitet e fundit në Europë. Jemi të sigurt se shume prej jush kanë dëgjuar për “Padel”. Padel luhet në format dysh, pra 2 kundër 2. Fusha, rreth 25% më e vogël se fusha e tenisit, është e rrethuar me xham dhe pjesërisht rrjetë metalike, që e bën lojën padel me zbavitëse dhe dinamike.

PADEL

Ka shumë personazhe të famshme që luajnë padel. Futbollistët, influencers dhe aktorë, të gjithë e shijojnë këtë sport. Sekreti i këtij sporti është se është i përshtatshëm për të gjithë, pa dallim moshe, aftësie fizike apo përvoje në sport dhe kjo ka kontribuuar që padel të bëhet jo vetëm një sport, por një trend i vërtetë.

Më në fund, tani ekziston mundësia për të luajtur padel në Shqipëri! Albania Padel Group, si qendra më e madhe sportive në Ballkan që prezanton padelin (sportin me rritjen më të shpejtë të dekadës), ofron një eksperiencë 360 gradë, me fizioterapistë, nutricionistë, ‘mental coaching’, bar-restorant, dhoma ndërrimi, 4 fusha padel dhe 1 fushë ‘padelball’, ku luhen 3 sporte në 1 (volejboll, badminton dhe futboll tenis).

I krijuar për herë të parë në dhjetor 2021, ky projekt u realizua nga Alessandro Pallini së bashku me mikun dhe partnerin e tij të biznesit, Pasquale Minasi, të dy sipërmarrës shumë të suksesshëm, italianë, që në një moment të karrierës së tyre, vendosën të zgjerojnë bizneset dhe projekte në Londër.

Shqipëria, në veçanti Tirana, ishte pjesa tjetër e vizioneve të tyre të kombinuara. Albania Padel Group synon të bëhet ofruesi kryesor i fushave të padelit në të gjithë Ballkanin duke hapur deri në 250 fusha padel në 5 vitet e ardhshme dhe duke krijuar zyrtarisht Federatën Shqiptare të Padelit.

Pavarësisht skepticizmit, në këto 2 muaj, interesi dhe pasioni për lojën e padelit ka qenë mjaft i lartë duke i kaluar pritshmëritë. Përfshirja e moshave të ndryshme, nga fëmijë e deri në mosha të thyera, ka qenë mjaft e madhe qoftë për të kaluar një ditë ndryshe apo për t’u trajnuar me trajnerët tanë profesionistë të padelit. Muajin e kaluar është zhvilluar kampionati i parë i padelit në të gjithë Ballkanin, në Tiranë, me 16 ekipe pjesëmarrëse.

267497888_5205008119514232_4412952034126479311_n

Duke parë suksesin e këtij kampionati të parë, në datat 1-3 mars, ora 19:00-23:00, zhvillohet kampionati i radhës me 32 ekipe dhe 3 çmime speciale. Sapo përfundon loja, pjesa tjetër e padelit fillon jashtë fushës. Është koha për të lënë prapa raketat, topat dhe shpirtin konkurrues, për të marrë një pije ose snacks ndërkohë që diskutoni për lojën, harroni për ditën stresuese në punë ose diskutoni se çfarë po ndodh në botë dhe rezervoni një fushë për seancën tjetër. Kjo eksperiencë është një mundësi për t’u lidhur me miqtë, të njohurit, komunitetin padel dhe ekipin tuaj.

267626912_5205007242847653_4673874639688152374_n

Fryma e padelit është një ekuilibër fizik, mendor dhe emocional, që ju bën të dëshironi të ktheheni të nesërmen. Dëshiron ta provosh? Shih në faqen e fundit për të tërhequr kuponin tënd e për të luajtur një ndeshje falas! Format e kontaktit:

sdsdsdsdsdsd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"