Një njëvendëshe ekstreme, Ferrari “heq vellon” dhe është gati për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2020 | 8:54

Një njëvendëshe ekstreme, Ferrari “heq vellon” dhe është gati për titullin

Sigurisht që vëmendja ishte shumë e madhe, aq më shumë kur bëhet fjalë për Ferrarin, markën më të rëndësishme të konstruktorëve në botë. Por nëse në aspektin e autoveturave të rrugës, askush nuk mund të krahasohet me italianët, objektivi i “Kokëkuqes” është rikthimit te titulli kampion në Formulën 1 dhe sivjet premisat duken të mëdha, të paktën duke u nisur edhe nga ndjesia e prezantimit të djeshëm.

nova ferrari

Njëvendëshja që do të pilotojnë Sebastian Fetel dhe Sharl Lëklerk në Botërorin e vitit 2020 quhet F1000, një emër ky i zgjedhur jo më kot, duke qenë se gjatë kampionatit të sivjetshëm, Ferrari do të festojë garën e saj të 1000-të në këtë kompeticion.

BINOTO

Në Rexho Emilia, gjithçka ka qenë spektakolare gjatë ceremonisë së heqjes së vellos, ku sigurisht që ngjyra e kuqe, sivjet ishte me një tonalitet edhe më të fortë, ndoshta edhe për të përfaqësuar më shumë grintë dhe agresivitet, në luftën kundër kampionëve të Mercedes-Benz. “Është një makinë ekstreme”, komentoi shefi i skuderinë, Binoto, përpara se të bënte një prezantim më në detaje të “krijesës” së re italiane”.

Edhe presidenti Xhon Elkan nuk i fshehu ambiciet e mëdah në fillim të sezonit: “Është hera e parë që prezantohet jashtë Maranelos dhe jemi krenar që e bëjme në këtë vend simbolik për Italinë, jemi krenar që e përfaqësojmë në botë. Uria për fitore është gjithmonë më e madhe. Ne edimë se sa e fortë është konkurrenca, por kjo është një sfidë gjithmonë, për të bërë më tepër”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"