Nisje fantastike, por Milanit i duhet normaliteti. “Djalli” në rritje, Piolit i mungon hapi përfundimtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2024 | 17:37

Nisje fantastike, por Milanit i duhet normaliteti. “Djalli” në rritje, Piolit i mungon hapi përfundimtar

Për të njohur konceptin, thjesht nevojitet një hap prapa në 7 janar. Milani e hapi vitin 2024 në Serie A me një fitore 3-0 kundër Empolit. Një ndeshje e zhbllokuar nga Loftus-Çik, me një lëvizje të bukur që i dha Piolit komplimente nga ish-trajneri toskan Andreazzoli, i cili që në fushë i pati thënë: “Për atë gol ata dolën në mënyrë fantastike dhe shënuan me lehtësi të jashtëzakonshme.

PIOLI

Është kënaqësi të shohësh cilësi në shërbim të skuadrës në këtë mënyrë”. Ajo ndeshje është edhe një fije lidhëse me daljet e fundit të kuqezinjve: “Djalli” luan ende mirë hera herës, por kur skuadra dëshiron, di të luajë edhe më mirë e për më tepër të shëojë.

PËRSËRI LOFTUS-ÇIK –

Një tjetër gol si në “PlayStation” mbërriti kundër Udinezes, sërish me firmën e Loftus-Çiku. Pas çerek ore lojë Leao merr topin në të majtë dhe nis Teon në krah. Francezi depërton në mbrojtjen bardhezi dhe i shërben anglezit një top të cilin ai e përdor për të çuar Milanin në epërsi me këmbën e djathtë. Një fotokopje e golit të shënuar në Empoli ku në fakt ishte Reijnders që nisi aksionin nga prapa, duke e drejtuar te Rafa në të majtë. Pra, merita shkon për portugezin, i cili tregohet i zoti në duelin ndaj Ebuehit me shpejtësi dhe vrapim në korsi duke zgjedhur edhe pasimin e duhur në zonën e penalltisë. Minuta e 11-të: gjuajtje me këmbën e djathtë dhe 1-0 për skuadrën e Piolit.

NË FILLIM TË SEZONIT-

Shkurtimisht, sinjalet e dërguara nga “djalli” janë ato të një vetëdijeje të rizbuluar. Nga pikëpamja e rezultateve, me 4 sukseset radhazi në kampionat, por edhe mbi të gjitha të lojës. Edhe pse disa herë, manovra kuqezi ishte dukur aq e shkëlqyer vetëm në fillim të sezonit (p.sh. në fitoret ndaj Bolonjës dhe Torinos, të vulosura nga gola të “ndërtuar” si ato të Zhirusë dhe Pulisiçit). Për të konfirmuar përshtypjen, ka edhe disa shifra: në 4 sfidat e fundit, Milani ka një saktësi pasimi në të tretën e fundit të fushës prej 77.3% për ndeshje, ndërsa shifra në fund të fazës së parë ishte ndalur në 71.8%.

Përveç përmirësimit të përgjithshëm në saktësinë e pasimeve (88.1% kundrejt 86.4%), është interesant të vërehet ndryshimi i qartë për sa i përket pasimeve të gjata (61% saktësi, krahasuar me 48.2% në 17 ndeshjet e para sezonale). Pasoja direkte? Një rritje e goditjeve, duke shkuar nga mesatarja 12.8 në 16.3 për lojë. Të dhëna të qarta se si “djalli” po e merr veten përsëri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"