Ngërçi Spanjë-Kosovë, zbulohet se ku do të zhvillohet ballafaqimi mes “Furisë së Kuqe” dhe “Dardanëve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2021 | 13:30

Ngërçi Spanjë-Kosovë, zbulohet se ku do të zhvillohet ballafaqimi mes “Furisë së Kuqe” dhe “Dardanëve”

Spanja ka pranuar që ndeshjen me Kosovën të 31 marsit 2021 për eliminatoret e Kupës së Botës 2022 ta luajë në Malaga, edhe pse shteti spanjoll nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
images
“Indeksonline” raporton se nga komunikimi me UEFA-n ka marrë përgjigjen se Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll ka vendosur që ndeshja mes “Furisë së Kuqe” dhe “Dardanëve” të mos luhet në Madrid, por në stadiumin “La Rosaleda” të Malagës.

Pas hedhjes së shortit për eliminatoret e kampionatit botëror të vitit 2022, u krijua problemi se ku do të luheshin dy sfidat mes Spanjës dhe Kosovës teksa shteti iberik nuk pranon ta njoh Kosovën si vend të pavarur. Edhe pse pati propozime që ndeshjet të luhen në fushë asnjëanëse, ministrja e Jashtme e Spanjës pranoi se sfidat do të luhen sipas protokollit të UEFA-s.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"