Nga thumbimi për Tiranën te ëndrrat për të ardhmen, Ernest Muçi: Kam objektiv Serinë A, cilësitë e mia treguan se meritoja më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2021 | 23:45


Nga thumbimi për Tiranën te ëndrrat për të ardhmen, Ernest Muçi: Kam objektiv Serinë A, cilësitë e mia treguan se meritoja më shumë

Ernest Muçi bëri hapin e madh të karrierës, duke u transferuar nga Tirana te Legia e Varshavës në moshën 19-vjeçare. Talenti kryeqytetas, arriti të fitonte menjëherë besimin e trajnerit të klubit polak, i cili e aktivizoi në fillimin e pjesës së dytë në triumfin 1-2 që skuadra e tij arriti në transfertë.

eRNEST MUCI

Në një lidhje live nga Varshava për “Zona Gol”, Muçi rrëfeu këtë eksperiencë speciale, teksa zbuloi se ka objektiv që një ditë të luajë në Serinë A. Nuk munguan as “thumbimet” për Tiranën, teksa talenti bardheblu kujtoi rrogën 500 mijë lekshe te kryeqytetasit, teksa u shpreh se cilësitë e tij treguan se meritonte më shumë…

Transferimi te Legia- Transferimin e kam përjetuar shumë mirë. Kishim gati 1 muaj që po e presin këtë transferim. Debutimi ishte një gëzim shumë i madh, jam shumë i lumtur që luajta dhe arritëm të merrnim 3 pikë. Ofertat i kam shqyrtuar me familjen dhe agjentin. Kur pashë projektin e Legias, isha shumë i bindur që ky ishte klubi që do të transferohesha.

Ambientimi te skuadra polake- Këtu nuk e kam ndjerë presionin. Jam ambientuar shumë mirë, çunat dhe klubi më kanë pritur shumë mirë. Ekipi e pëlqen futbollin me pasa të shkurtra, është shumë e lehtë për t’u ambientuar. Me kokën poshtë, siç tha profesori.  Shpresoj që të bëj sa më mirë, të jap maksimumin dhe të stërvitem fortë.

Jeta e profesionistit dhe objektivi me Legian- Jetën e profesionistit e kam filluar që 16-vjeç. Nuk i kam shumë qejf të dalat. Të njëjtën gjë do të bëj edhe këtu. Nuk di fare për shifrat dhe klauzolat. Shpresoj që të bëj më të mirën në këto 2 sezone dhe të shitem dhe pse jo të ndihmoj Tiranën nga kjo shitje. Këto 15 ndeshje që kanë mbetur, shpresoj që do të shërbejnë për t’u futur në ekip. Shpresoj që në sezonin tjetër të jap më të mirën dhe të shënoj dhe asistoj sa më shumë.

mUCI

Pozicioni – Nuk e kam shumë problem ku luaj, thjesht të jem në fazën e fundit. Në ndeshjen e djeshme, u futa sulmues, pastaj kalova në krahun e djathtë. Nuk kam një rol fiks, edhe trajneri e ka fiksuar këtë gjë.

“Thumbimi” për Tiranën- Cilësitë e mia kanë treguar se meritoja më shumë. Nga rroga minimale që kam pasur e kanë treguar sa më kanë vlerësuar. Kam shumë besim te menaxherët dhe te vetja.

Emocionet e debutimit- Kam pasur më shumë emocione kur debutova te Tirana, kam qenë në moshë më të vogël dhe më të papjekur.

E ardhmja- Nuk e di çfarë do të sjelli e ardhja. Shpresoj vazhdoj të luajmë sa më gjatë në Europë. Është herët akoma. E kam objektiv Serinë A, shpresoj ta arrij një ditë.

Kombëtarja- Shpresoj të marr një ftesë sa më shpejt. Në qoftë se jo, do të vazhdoj që të jap më të mirën dhe të shpresoj për ftesën.

Trajneri Migen Memelli- Te Tirana më afroi Memelli. Jam shumë i lumtur që e njoha në atë moshë. U poqa shumë nga ai dhe për 3 muaj arrita të kaloja te ekipi i parë.

Kategoria Superiore- Edhe pse Vllaznia s’po kalon një moment të mirë, shpresoj që Tirana të bëj mirë, shoh Vllazninë më të favorizuar, por duhet të kthehet te ndeshjet e mira.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/