Nga pikë e dobët në pikë kyçe, ja metamorfoza e Çalhanoglusë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2018 | 15:31

Nga pikë e dobët në pikë kyçe, ja metamorfoza e Çalhanoglusë

Drejtuesit e Milanit në momentin e prezantimit, Montela gjatë drejtimit të tij, tashmë edhe Xhenaro Gatuzo, kanë shprehur gjithmonë elozhe në drejtim të Hakan Çalhanoglusë. Pavarësisht dy trajnerëve të tij sezonalë, mesfushori turk shprehet mirënjohës veçanërisht për nga një tjetër ish të stolit të Milanit.

Çalhanoglu

“Nëse sot i ekzekutoj goditjet e dënimi kaq mirë, meritat i takojnë Sinisha Mihajloviçit, të cilin e kam studiuar që në moshë të vogël. Pa dyshim, ai ka qenë ndër më të mirët në Europë për goditjet standarde, pasi i transformonte nga një mundësi në një rrezik konstant”, deklaron i buzëqeshur Çalhanoglu.

Të konsiderosh numrin 10 kuqezi të rrezikshëm vetëm sepse godet mirë, do të ishte një pikëpamje minimaliste. Gatuzo gjithmonë e ka mbrojtur fantazistin dhe nuk ia ka mohuar kurrë cilësinë e këmbëve. Ajo që Rino kërkonte nga 24-vjeçari nisi të kishte lidhje me pozicionin dhe mënyrën e mbulimit të fushës dhe të rolit. Magjistarit të topave në distancë i bënë një master në taktikë dhe përvojë.

Çalhanoglu ndoshta ka zhdukur disi golat në goditje dënimi, por ka nisur t’i shpalosë në aksion. Dy realizime në dy ndeshjet e fundit dhe një festë kërcimi me Kesin, pasi kishte provuar shijen e stemës mbi fanellë, bëjnë që cikli italian i mesfushorit të jetë në fazën e përfundimit.

MODERN – Gatuzo e pati parashikuar pak muaj më parë këtë evolucion duke deklaruar se: “Kam parë mjaftueshëm kampionë për të dalluar një lojtar cilësor. Hakani teknikën fine në këmbë e ka, nëse më dëgjon dhe vrapon siç i them unë, do të bëhet një ndër sulmuesit e krahut më të fortë në qarkullim”.

AC Milan v Cagliari Calcio - Serie A

Këto fjalë e bëjnë Çalhanoglunë sa personazh aq edhe lojtar modern, sidomos nëse mbajmë parasysh historinë e familjes. Babai i tij pa një lajmërim në gazetë dhe vendosi të emigronte në Gjermani. Djali i tij lindi në Manhaim, por kjo nuk e pengoi të ndiqte rrënjët e tij. Ai jo vetëm zgjodhi kombëtaren turke, por në vitet e futbollit modern vendosi të mbante një profil të ulët duke iu përkushtuar islamit.

Pelegrinazhet në Mekë dhe kuajt janë pasionet e tij, teksa familja dhe puna janë impenjimet e tij të përditshme. Prezent në rrjetet sociale, Çalhanoglu ka një faqe personale ku publikohen sistematikisht fotot dhe videot e intervistave të tij. Së bashku me Hoze Maurin është ndër furnizuesit e skuadrës me lëpirëse, teksa duke qëndruar të rrjetet sociale, spikat postimi i fundit ku thuhet: “Vrapimi ynë në kampionat vazhdon, ky ekip nuk resht kurrë së luftuari. Çfarë karakteri!”

SHIFRAT – Shtatë ditët e fundit flasin më shumë se pozitivisht për Çalhanoglunë, i cili pas golit ndaj Arsenalit dhe atij me Kievon, ka shijuar edhe grumbullimin me kombëtaren turke. Kjo është hera e parë në sezon që ai shënon në dy takime radhazi (Gatuzo prej kohësh priste golat e tij). Edhe në fazën e parë, verdheblutë kishin qenë “viktima” e tij e vetme, pa harruar se të dielën në “San Siro”, në përfundim të ndeshjes, rezultoi lojtari që kishte tentuar më së shumti portën.

numero10.Calhanoglu.milan.2017.2018.538x358

Pesë topa të gjatë dhe po aq faulle të pësuar i japin një tjetër vend të parë për ndeshjen në lidhje me statistikat përkatëse, me Gatuzon që në festën e fitores e kërkoi për t’i dhënë “shuplakën” e zakonshme pas koke që në rast trepikëshi vlen si një kompliment për lojtarët që “ndëshkohen”. Elozhet ka nisur vërtetë t’i meritojë, pasi Çalhanoglu me 36 ndeshje të luajtura, është lojtari me rendiment më të lartë nga ata të ardhur në merkaton e verës. Nëse këto nuk mjaftojnë, në qershor do të jetë kohë bilancesh…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"