Nga lojtari më i mirë që ka njohur te titulli më i bukur, rrëfimi special i Refik Halilit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2024 | 20:48

Nga lojtari më i mirë që ka njohur te titulli më i bukur, rrëfimi special i Refik Halilit

Refik Halili ka fituar pesë herë titullin kampion me Tiranën si president dhe donator i saj ndër vite. Por, sipas tij, sezoni që e ka shijuar më shumë ka qenë 2008-2009.

refikhalili-1

“Secili trofe ka qenë i bukur. Kënaqësia shumë e madhe ka qenë gjatë vitit 2009. Kishim skuadër goxha të mirë, me lojtarë si Agolli dhe Muzaka. Pastaj, kapiteni Devi Muka ishte lojtari më i mirë që kam njohur.

Ishte Andi Lila, Rezart Dabulla etj., që u bënë lojtarë të ekipit kombëtar. Ishte një skuadër e frikshme dhe e çuditshme si u ndërtua, sepse gjërat ndodhën shumë shpejt.

Është edhe fati ndonjëherë. Futbollistët që afruam iu krijua mundësia t’i merrnim më kollaj. Blemë kartonin e Muzakës dhe Osmanit në atë kohë, ndërsa kemi sakrifikuar përmes një mikut tim që shkoi deri në Finlandë për të marrë Agollin”, kujton presidenti i Tiranës.

PANORAMASPORT.AL

“Osmani, zhgënjimi më i madh i jetës time”, Halili nuk e njeh titullin e Partizanit: Me Shehin dolëm dy vite kampion

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"