Nga hamburgeri te qeni, ja “sekretet” e amerikanit Pulisiç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2023 | 16:47

Nga hamburgeri te qeni, ja “sekretet” e amerikanit Pulisiç

Familja, futbolli, karriera, ekipi kombëtar, rekordet, qeni, Milani, madje edhe ushqimi. Sot e shikojmë Kristian Pulisiçin nga një këndvështrim tjetër kurioz.10

Le të zbulojmë dhe nxjerrim në pah disa aspekte interesante të së kaluarës së amerikanit, pjesërisht të lidhura me kuqezinjtë. Në Dortmund ai udhëtoi me makinë për disa orë vetëm për të ngrënë një hamburger në “Chipotle”, një zinxhir i njohur “fast food”-esh amerikanë. Thirrja e shtëpisë ishte shumë e fortë, kompania mësoi për të dhe më pas propozoi “Pulisiç bowl”-in (paralelisht me “McKennie bowl”-in, njohje “e vjetër” amerikan i Serisë A) me rastin e Kupës së Botës në Katar me bazë orizin, pulën, djathin, fasule pinto, salcë kosi, marule dhe guakamole.

THUAJA MAMIT… – Karriera e Kristiani filloi falë nënës së tij. Nuk është e guximshme ta themi, sepse kur ai ishte ende fëmijë, nëna e tij mori një bursë për të dhënë mësim në Angli. Me të mbërritur në Takjel, Pulisiç filloi të luante për një ekip vendës, duke u dashuruar me futbollin. Meqë ra fjala, nëna e tij ishte gjithashtu futbolliste dhe në Universitetin “George Mason” u takua me Markun, babain e djalit të saj, që gjithashtu luante futboll. Pra topi, është një çështje familjare.

AMERICA MILAN – Ai është amerikani i tretë që zbret në botën kuqezi, sulmuesi i parë, pas Onievusë (një paraqitje zyrtare midis 2009-’10 dhe 2010-’11 deri në janar) dhe Destit (14 paraqitje në 2022/’23). Te kuqezinjtë do të gjejë sërish Tomorin dhe Loftus-Çikun, me të cilët ka luajtur edhe te Çelsi.

HERË TË PARA – Në vitin 2016, ai u bë lojtari i katërt më i ri që shënonte në kampionatin gjerman me Dortmundin; më i riu ndër të huajt. Në vitin 2019 u bë lojtari më i ri në historinë e Çelsit që shënoi një tripletë, duke mposhtur rekordin e mëparshëm të Abrahamit (asokohe shok skuadre e tani kundërshtar). Ai është gjithashtu amerikani më efektiv në historinë e Champions-it, i pari amerikan që shënon në një gjysmëfinale, i pari që luan në një finale dhe i dyti që fiton kompeticionin më të lartë të Europës.

NJË GOL BOTËRORI – Me një gol vendimtar në fund të pjesës së parë, në Iran-SHBA, e vlefshme si ndeshja e tretë e Botërorit në Katar në dhjetor 2022, Pulisiç tetë vjet më vonë i (ri)dha kombëtares amerikane kualifikimin për në raundin e dytë. Parabël për numrin 10 – në një asistim nga ish-lojtari i Milanit, Serxhinjo Dest – për 1-0 që dërgoi skuadrën e tij të fluturonte në fazën me eliminim direkt, megjithatë rruga ishte e shkurtër, sepse Holanda mbizotëroi në raundin e 1/8-ave duke e mundur Amerikën (1 – 3).

MIKU ZHIRU – Me siguri këto ditë, duke hapur rrjetet sociale, do të keni parë videon në të cilën Pulisiç dhe Zhiru bisedojnë nga afër në dhomat e zhveshjes para se të dalin në fushë. Francezi duket se po i jep udhëzime amerikanit, i vëmendshëm dhe në një mendje më shokun. Ata ishin bashkëlojtarë te Çelsi në sezonet 2019-’20 dhe 2020-’21. Dy asiste nga amerikani për francezin, një nga francezi tek amerikani në Londër. Në të kaluarën e afërt, Zhiru gjithashtu deklaronte: “Kristiani është një djalë i këndshëm, e gjithmonë i buzëqeshur. Kuptimi ynë ishte i shkëlqyer”.

JASHTË FUTBOLLIT – Përveç futbollit, Pulisiç është i apasionuar pas shahut. E ka nisur qysh në moshë të vogël falë mësimeve të gjyshit, ndër vite ka sfiduar të afërmit, miqtë dhe shokët. Në vitin 2021, i lidhur “online” nga Hjustoni, u përpoq të luante “online” kundër Manjus Karlsenit, shahistit më të fortë në botë, duke u paraqitur mirë, pavarësisht se u mund me 25 lëvizje në atë ndeshje të organizuar nga UNICEF-i. Pse e vlerësoni shahun? “Për shkak se vazhdimisht duhet të zgjidhni problemet, çdo herë mund të jetë ndryshe: nuk mund të kesh fat e duhet të jesh i përgatitur dhe më i zoti”. Golfi është gjithashtu një kohëkalim i këndshëm.

QENI I HUMBUR – Kristian Pulisiç pati postuar në prag të Krishtlindjeve të vitit 2017 një foto në rrjetin social “Twitter”, ku ka kërkuar dikë që t’i dërgojë në Uashington qenin e tij, i cili ishte në shtëpinë që lojtari kishte në Hershei. Por surpriza e tij ka qenë një tifoz i Pulisiçit dhe skuadrës së Dortmundit, i cili quhej Tristan Kunkle. Ky i fundit ka arritur t’ia bëjë Krishtlindjet edhe më të bukura mesfushorit amerikan duke marrë qenin e tij nga Hershei, ku ka udhëtuar për 210 kilometra për t’ia dorëzuar Pulisiçit. Ky i fundi është habitur nga surpriza dhe nuk ka ngurruar ta postojë në “Twitter” këtë moment së bashku me tifozin, i cili bëri të pamundurën për t’ia bërë festat edhe më të bukura.

9

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"