Nga Gashi e Xhaka te Sëlltiku, ja rivalët e Skënderbeut në Play-Off

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2015 | 17:30

Nga Gashi e Xhaka te Sëlltiku, ja rivalët e Skënderbeut në Play-Off

skenderbeuËndrra vazhdon! Por sido që të shkojë, e keqja më e madhe, edhe në rast eliminimi, është një kualifikim për në fazën e grupeve të Ligës së Europës, e cila përbën gjithashtu një arritje historike. Skënderbeu, ashtu si dhe Kombëtarja e Shqipërisë, po bën të ëndërrojë një komb të tërë, me shpresën se kjo eufori që ofroi kualifikimi për në fazën “play-off”, do të jetë një injeksion stimujsh të mëtejshëm për të bërë atë, e cila mund të quhet pa frikë, LEGJENDARE!

Shorti i nesërm i Nionit do të na vërë përballë pesë kundërshtarë me një eksperiencë të padiskutueshme mbi shpatulla, kur flasim për të tilla kompeticione, por në të njëjtën kohë, shumë prej këtyre klubeve nuk janë më ato skuadrat e frikshme të disa viteve më parë, ndonëse rreziqet janë të mëdha, dhe në Korçë i dinë. Skënderbeu është në vazon ku akomodohen kampionet vendase, të cilat do të ndeshen mes tyre, por koeficienti i vogël i detyron ato që në raundin “play-off” të përballet me një mes Bazelit (Zvicër), Sëlltikut (Skoci), APOEL Nikozias (Qipro), BATE Borisovit (Bjellorusi) dhe Dinamo Zagrebit (Kroaci).

Për më shumë, lexoni versionin print të gazetës “Panorama Sport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"