Nga derbi në derbi, Kamza fokuson Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2018 | 10:45

Nga derbi në derbi, Kamza fokuson Partizanin

Kamza vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Partizanit, duke kryer seancat stërvitore në orët e vona të mbrëmjes. Sfida me Tiranën është lënë pas dhe tashmë e gjithë vëmendja është te ndeshja e radhës. Pasi e ka hedhur hapin e parë me fitore falë golit të Sebino Plakut, kanë nisur përgatitjet për Partizanin. Mirëpo, për këtë përballje, Devolli nuk do të ketë të gjithë skuadrën të gatshme.

plaku malaj

Mungesat – Duket se dy futbollistë nuk do të mund të llogariten përballë të kuqve: mbrojtësi Nuredin Orelesi dhe sulmuesi argjentinas Nestor Martinena. Argjentinasi ka ende probleme për tërheqjen e lejes së kalimit nga Ekuadori ku ka qenë në sezonin e fundit. Gjithashtu, në kampin e Kamzës shpresohet ende për shërbimet e Stivi Frashërit. Skuadra e Kamzës nga viti në vit po ndryshon dhe filozofinë e formatimit të organikës, ku ka qëndruar grupi i sezonit të kaluar dhe është përforcuar me lojtarë karriere. Gjithsesi, deri më tani nuk përmendet në klub tjetër objektiv veç mbijetesës.

Organizmi – Drejtuesit e klubit janë duke marrë masat e nevojshme për organizimin e ndeshjes kundër Partizanit. E për këtë, gjatë këtyre ditëve, po merren me fushën, si dhe me masat e nevojshme organizative.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"