Nga De Ligt te Pogba, ja djemtë “rebelë” të Raiolës që nuk e duan Barçën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2019 | 17:20

Nga De Ligt te Pogba, ja djemtë “rebelë” të Raiolës që nuk e duan Barçën…

Barcelona nuk ka shumë fat me futbollistët që kanë si menaxher Mino Raiolën. Apo ndoshta nuk është çështje fati… Në vitet e fundit, sa herë që janë kryqëzuar interesat e katalanasve me këta lojtarë, përfundimi nuk ka qenë i lumtur. Rasti i fundit është ai i Matijs De Ligt.

de ligt

Pas shumë bisedimesh dhe tentativash, nuk pati një marrëveshje. Agjenti italian tërboi drejtuesit e Barcelonës me rrogën e lartë që kërkonte për lojtarin dhe me komisionin. Kërkesa këto, të cilat e bënë të pamundur presidentin Bartomeu që të pranonte arritjen e një marrëveshjeje.

15574186088946

Duket se De Ligt nuk do të luajë te Barcelona në sezonin e ardhshëm dhe skuadrat e tjera janë gati që ta “përqafojnë” mbrojtësin holandez. De Ligt donte të luante me fanellën blaugrana, por në fund “triumfoi” faktori ekonomik. Nuk është rasti i vetëm që djemtë “rebelë” të Raiolës nuk kanë fund të lumtur dhe marrëdhënie të mirë me Barcelonën. Ka ndodhur e njëjta gjë me Ibrahimoviçin, Pogbanë dhe Verratin.

Mino-Raiola-out-and-about-Milan-Italy-27-Nov-2015

IBRA DHE GUARDIOLA- Gjiganti suedez u transferua nga Interi drejt katalanasve dhe nuk hoqi dorë nga çmenduritë. I mbështetur nga Raiola, Zlatan detyroi Guardiolën që të zgjidhte mes tij dhe Mesit. Pep sigurisht që zgjodhi Mesin dhe Ibra u largua keq nga Barcelona duke sulmuar trajnerin. Aty lindi shprehja e famshme “filozofi” dhe ai e quajti Pepin frikacak.

Ibra Guardiola

POGBA I PAMUNDUR- Barcelona e donte francezin, por nuk kishte para për ta paguar. Raiola vendosi ta çonte te Juventusi në fillim dhe pastaj ta rikthente sërish te Junajtid. Këta të fundit paguanin shumë herë më shumë sesa Barcelona për mesfushorin francez.

Pogba2

U BLLOKUA VERRATI- Ekipi katalanas ishte shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Marko Verratin për transferimin e tij nga PSG-ja, por këta të fundit e detyruan menjëherë lojtarin që të ndryshonte agjent.

Inter-provon-p--r-Verratti-n-_TS_18-07-17_5903053246_

Raiola nisi të menaxhonte lojtarin dhe nuk dëgjoi më asnjë “sirenë” nga Barcelona. Në atë moment u zbehën të gjitha shanset për kalimin e mesfushorit italian në “Kamp Nou”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"