Nga Bazeli te Salzburgu, ja rivalët e mundshëm të korçarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2015 | 17:50

Nga Bazeli te Salzburgu, ja rivalët e mundshëm të korçarëve

GashiPritet një short i vështirë për Skënderbeun në “play off” të Ligës së Kampioneve. Formati i UEFA-s ka ndryshuar sistematikisht dhe kjo ka sjellë shpesh edhe modifikime për rrugën që ndjekin ekipet pjesëmarrëse të tureve eliminatore drejt rrugës për në fazën e grupeve.

Sipas rregullores aktuale, kampionët e Shqipërisë mund të përballen vetëm me një kampion të një shteti tjetër. Kështu që bien poshtë ekipe gjigante si: Fenerbahçe, Shakhtar Donetsk, Ajaks, CSKA Moskë, Sparta Pragë, Panathinaikos, Bryzh, Jang Bojs apo Monako. Këto skuadra vërtet janë në turin e tretë, por ka edhe skuadra që i shtohen “play off”- it nga kampionatet prestigjioze europiane, që kanë zënë vendet e dyta, të treta, apo të katërta, si Mançester Junajtid, Valencia, Leverkusen, Lacio dhe Sporting Lisbonë. Duke bërë kalkulimet e mundshme, Skënderbeu do të ndeshet me fituesin e njërit prej 9 çifteve. Por nuk do të jetë short i lirë.

Sipas “Telesport.al” skuadrat që kanë koeficient më të lartë, sipas renditjes së UEFA-s, do të jenë në një vazo, gjithsej 5 ekipe, ndërsa Skënderbeu së bashku me 4 ekipet e tjerë do të jenë në vazon tjetër, që i bie që korçarët vështirë të peshkojnë rival të lehtë. Shanset për t’u përballur me Partizanin e Beogradit janë fare minimale, sepse së pari, serbët duhet të kalojnë Steaua të Bukureshtit dhe së dyti kanë koeficient të vogël. Po të shohim rezultatet e ndeshjeve të para të turit eliminator (dje), por edhe koeficientët e ekipeve sipas UEFA-s, Skënderbeu mund të ndeshet me ekipe si: Bazel, Salzburg, Viktoria Plzen, Steaua Bukuresht, APOEL. Vetëm me ndonjë eliminim të këtyreskuadrave nga turi i tretë, me një probabilitet shumë të vogël, kampionët e Shqipërisë mund të “peshkojnë” BATE Borisov. Me APOEL dhe BATE, Skënderbeu është ndeshur, madje me këtë të fundit vetëm shansi i keq e ka eliminuar nga Champions League. Pra, kalimi i “play-off”-it duket shumë i vështirë, edhe pse jo i pamundur.

RENDITJA E EKIPEVE
SIPAS PIKËVE
Skuadra Pikët
1. Bazel 84.875
2. Salzburg 43.150
3. Viktoria Plzen 41.825
4. Steaua 40.259
5. APOEL 35.460
6. BATE 35.150
7. Sëlltik 39.080
8. Dinamo Zagreb 24.700
9. Makabi Tel Aviv 18.200
10. Leh Poznan 17.300
11. Partizan Beograd 14.775
12. Malmo 12.545
13. Karabag 11.500
14. HJK Helsinki 11.140
15. Molde 10.375
16. Midutlljand 7.960
17. Videoton 7.950
18. Skënderbeu 5.575
19. Astana 3.825

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"