Nga Balliu te Çekiçi dhe Sadiku, ja mungesat e mëdha në Kombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2021 | 17:01

Nga Balliu te Çekiçi dhe Sadiku, ja mungesat e mëdha në Kombëtare

Edi Reja ka shpalosur listën e Kombëtares me lojtarët që ka thërritur për të përballuar tri sfidat kualifikuese, në transfertë me Andorrën, në Tiranë me Anglinë dhe jashtë ndaj San Marinos respektivisht në datat 25, 28 dhe 31 mars. Dukshëm bien në sy mungesa të mëdha në këtë grup lojtarësh, qoftë edhe për shkaqe të ndryshme.

Kombetarja A

Alban Hoxha, pas shumë vitesh, lihet jashtë. Lorenc Trashi nuk mund të vijë për shkak të bllokimit në Kuvajt. Mungesa të rëndësishme janë sulmuesit Balaj dhe Sadiku, që kanë dhënë shumë për kuqezinjtë. Të tjerë shumë të rëndësishëm të lënë jashtë, janë Endri Çekiçi, Ergys Kaçe dhe Ivan Balliu, në aktivitet me skuadrat e tyre përkatëse. Në formë mjaft të mirë së fundmi ka qenë edhe Eduard Rroca, sërish i papreferuar në listë.

Lista2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"