Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer, ja ku do të transferohet Nejmar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2019 | 14:07

Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer, ja ku do të transferohet Nejmar…

Çdo rrugë e çon Nejmarin te Barcelona. Braziliani kërkon rikthimin në Spanjë dhe do të bashkohet me Mesin e Suarezin.

Nejmar

Lojtari madje, ka pranuar çdo kusht të katalanasve për rikthimin e tij dhe tashmë i takon klubeve ta zgjidhin operacionin. Është e përditshmja spanjolle “Sport”, ajo që tashmë e bën fakt të kryer kalimin e tij në Spanjë.

Kjo media raporton se Barcelona do të japë Kutinjon dhe 130 milionë euro për të marrë shërbimet e ish-lojtarit të saj.

E vetmja gjë që pritet tashmë është zyrtarizimi nga të gjitha palët për të parë Nejmarin të veshur me fanellën “blaugrana”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"