Në pronësi të Steauas së Bukureshtit, talenti korçar i Kombëtares U-19 shkëlqen me 3 gola në kampionatin rumun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2023 | 23:26

Në pronësi të Steauas së Bukureshtit, talenti korçar i Kombëtares U-19 shkëlqen me 3 gola në kampionatin rumun

Talenti korçar, Skerdi Xhixho, ka shkëlqyer me tripletë golash, në Ligën e Tretë rumune me fanellën e Cetateas në triumfin 8-0 ndaj Kurtisoara.  

Xhixho

Sulmuesi i cili është pjesë edhe e Kombëtares U-19 tundi rrjetën në minutat 2. 14 dhe 33, duke u shndërruar në një bomber të vërtetë te skuadra e tij, teksa luan si i huazuar nga skuadra e FCSB (Steaua e Bukurshtit) që disponon kartonin e 18-vjeçarit të rritur tek akademia e Skënderbeut.  

Për të marrë më shumë minuta klubi prestigjioz rumun, e aktivizoi sulmuesin korçar te skuadra e Ligës së Tretë, teksa Xhixho, po e justifikon më së miri besimin e trajnerit. Skuadra e tij udhëheq kampionatin në 9 javë me 19 pikë, 4 më shumë se vendin i dytë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"