Në prag të miqësores me Çekinë, Kombëtarja mbërrin në Pragë. Zbulohet axhenda e kuqezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2021 | 20:41

Në prag të miqësores me Çekinë, Kombëtarja mbërrin në Pragë. Zbulohet axhenda e kuqezinjve

Pasditen e sotme Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Pragë, ku të martën do të luajë miqësoren e dytë të planifikuar kundër Çekisë.

pragë

Pas barazimit me Uellsin, kuqezinjtë udhëtuan me autobus drejt Londrës dhe më pas me avion drejt Çekisë.

Në aeroport, Kombëtarja është pritur nga Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Çeke i cili ka takuar lojtarët dhe presidentit e FSHF-së, Armand Duka.

Fill pas akomodimit në hotel, kuqezinjtë i janë fushës për seancën stërvitore. Lojtarët titullarë të sfidës ndaj Uellsit bënë një stërvitje të lehtë dhe të diferencuar ndërsa pjesa tjetër zhvilloi një seancë të plotë me ushtrime fizike dhe taktike.

Ditën e nesërme kuqezinjtë do të zhvillojnë stërvitjen e fundit, për tu përgatitur për miqësoren e të martës ndaj Çekisë në orën 20:15.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"