Në krah të Xhekos dhe sulmuesit tjetër shqiptar, Rei Manaj zgjidhet sërish në formacionin e javës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 22:27

Në krah të Xhekos dhe sulmuesit tjetër shqiptar, Rei Manaj zgjidhet sërish në formacionin e javës

Rei Manaj po kalon një moment të artë në elitën e futbollit turk, teksa për të disatën herë është zgjedhur në formacionin e javës. Sulmuesi lushnjar ishte protagonist me një asist brilant në duelin e fundjavës ndaj Trabzonspor, duke spikatur me paraqitjen e tij.  

MANAJ REI

Në formacionin e ndërtuar nga “Sofa Score” në bazë të vlerësimeve, Manaj formon dyshen e sulmit me boshnjakun Edin Xheko, që është pjesë e Fenerbahçes. Gjithashtu në formacionin e javës është përfshirë edhe sulmuesi shqiptar i Kosovës, Altin Zeqiri, i cili është pjesë e Rizesporit, teksa spikati me dopietë këtë fundjavë ndaj Antaliaspor.  

manaj formacioni

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"