Në krah të legjendës Rui Kosta, mbrojtësi i Kombëtares merr vendimin e rëndësishëm në karrierë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2024 | 20:15

Në krah të legjendës Rui Kosta, mbrojtësi i Kombëtares merr vendimin e rëndësishëm në karrierë

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Bajrami, ka marrë një vendim të rëndësishëm në karrierën e tij, teksa ka vendosur të rinovojë kontratën me klubin e Benfikës deri në vitin 2026. 

Adrian-Bajrami-2_20240227022056

21-vjeçar, pjesë e Benfikës B që nga vitit 2022, ka nënshkruar ditën e sotme kontratën e re. Vlen të theksohet fakti se Bajrami është grumbulluar në vitin 2022 nga Shqipëria dhe ka luajtur me fanellën kuqezi në tri miqësore: në humbjen 1-3 me Italinë, në fitoren 2-0 me Armeninë dhe në barazimin 0-0 me Estoninë. Me skuadrën e Benfikës B këtë sezon, shqiptari është aktivizuar në 20 ndeshje dhe ka shënuar një gol. 

Premisat janë të mëdha që në të ardhmen, Bajrami të jetë kontigjen edhe për ekipin e parë, ndaj edhe drejtuesit vendosën që të rinovojnë edhe për dy vite me mbrojtësin kuqezi.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"