Në fund të sezonit i përfundon kontrata me PSG-në, Di Maria drejt Serisë A. Zbulohet skuadra që do argjentinasin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 19:58

Në fund të sezonit i përfundon kontrata me PSG-në, Di Maria drejt Serisë A. Zbulohet skuadra që do argjentinasin

Angel Di Maria është në bisedime me PSG-në për rinovimin e kontratës, pro deri tani nuk ka pasur ende një gjë konkrete.

di maria

Argjentinasit i përfundon kontrata me klubin parisien në fund të sezonit dhe në rast se nuk arrihet një marrëveshje, ai do të jetë një lojtar i lirë pas 30 qershorit. Sipas asaj që shkruan “TuttoSport”, nga kjo kërkon të përfitojë Interi, që po punon për ta marrë futbollistin me parametër zero.

Do të ishte një përforcim i rëndësishëm për zikaltërt ky, kjo edhe për shkak se Di Maria kudo që ka shkuar ka bërë mirë dhe i ka ndihmuar skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"