Ndryshime në staf, ish-kapiteni i Tiranës në grupin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2019 | 22:40

Ndryshime në staf, ish-kapiteni i Tiranës në grupin e Kombëtares

Me ndryshimet e bëra në strukturën e ekipeve Kombëtare, Elvin Beqiri u emërua në postin e trajnerit të Kombëtares U-17. Mirëpo, në stafin e tij ka vend edhe për një tjetër ish-kapiten. “Panorama Sport” mëson se bëhet fjalë për legjendën e Tiranës, ish-kapitenin Elvis Sina.

Elvis Sina

Ish-mbrojtësi i bardhebluve që ka qenë pjesë edhe e ekipit kombëtar, do të jetë në rolin  asistentit të Kombëtares U-17 në stafin e drejtuar nga Beqiri. Më parë kjo kombëtare drejtohej nga Xhemal Mustedanagiç, i cili aktualisht është në rolin e drejtorit sportiv të ekipeve kombëtare në FSHF.

Sina ka kryer kurset e nevojshme të trajningut për pajisjen me licencën e duhur të UEFA-s dhe mund të jetë në stolin e Kombëtares U-17 në rolin e ndihmësit. U-17 do të marrë pjesë në një turne miqësor në Turqi, të organizuar nga federata e futbollit në këtë shtet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"