Ndreu “ndez” skuadrën, sulmuesi i Kastriotit: Fitojmë me golin tim ndaj Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2024 | 10:33

Ndreu “ndez” skuadrën, sulmuesi i Kastriotit: Fitojmë me golin tim ndaj Bylisit

Ramadan Ndreu pret një ekip të “transformuar” në 2024-ën. Me ndryshimet e bëra në merkaton e dimrit, mendon se Kastrioti është forcuar dhe për këtë është i kënaqur. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri jep edhe disa këshilla të fundit para rinisjes së garës.

ramadan ndreu

“Me kontingjentin që kam në dispozicion, jam i kënaqur. Ata luajnë me dëshirë dhe kërkojnë të japin më të mirën. Kështu që kam besim se nga nesër (sot), do të jemi më të mirët në fushë. Kam besim absolut te ky grup, ndaj mendoj se mund ta marrim edhe fitoren. E dimë që Bylis është një ekip më i fortë dhe kryeson me meritë. Por asgjë nuk është e pamundur, jam i bindur se do ia dalim. Gjithsesi, futbolli është i pabesë. Kur mendon se e ke të fituar, e pëson. Rëndësi ka që të luftojmë deri në sekondën e fundit. Jemi një ekip me djem të rinj, që tashmë kanë krijuar stabilitet e harmoninë e grupit”, përfundoi trajneri.

Tejet optimist shfaqet edhe sulmuesi Edmond Hoxha, që për gazetën tha: “Ndaj Bylis do të jetë një ndeshje shumë e luftuar, pasi ballshiotët kanë një ekip të mirë dhe kryesojnë me meritë. I vlerësojmë maksimalisht, por edhe ne kemi ndryshuar. Personalisht do të jap maksimumin dhe shpresoj që të fitojmë me një gol të shënuar nga unë”.

SHKËLQIM HASANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"