Ndizet merkato/ Peruanët dhe kolumbianët pushtojnë ekipin e Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2023 | 20:59

Ndizet merkato/ Peruanët dhe kolumbianët pushtojnë ekipin e Kategorisë së Dytë

Puna për sezonin 2023-2024 sapo ka nisur te librazhdasit. Sopoti këto ditë është kthyer në një “kantier” të vërtetë, pasi shumë lojtarë janë në provë. Nën komandën e teknikut Besnik Kola, të gjithë të huajt i janë nënshtruar një testimi rigoroz, për të parë në fund se kush do të qëndrojë dhe kush jo.

SOPOTIIII

Ata janë më kombësi peruane dhe kolumbiane dhe luajnë në reparte të ndryshme të fushës. Me interes është parë portieri kolumbian, i cili ka treguar një formë të mirë në këto dy ditë të para stërvitjeje. Porta pas largimit të Mirakës, është reparti më imediat për t’u blinduar. Ka nevojë për garanci, ndaj edhe drejtuesit i kanë mëshuar gjetjes së gardianit të duhur. Në ditët në vijim priten edhe të tjerë të huaj, të cilët do të vijojnë të provohen te librazhdasit.

LEDION QOSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"