Ndeshje jubilare me Empolin, trajneri Inzagi kërkon fitoren e 100-të me Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 15:36

Ndeshje jubilare me Empolin, trajneri Inzagi kërkon fitoren e 100-të me Interin

Ndeshja e sotme kundër Empolit do të jetë e 150-ta për trajnerin Simone Inzagi në krye të skuadrës së Interit. Trajneri nga Piaçenca kërkon suksesin e 100-të me Interin.

inzagi

Në 149 ndeshjet deri tani ka arritur të marrë 99 fitore, 25 barazime dhe 25 humbje. Në këtë sezon ka bërë një ecuri të jashtëzakonshme duke udhëhequr zikaltrit drejt fitoreve radhazi. Kërkon të fitojë titullin e dytë në këtë sezon, pasi ka arritur të ngrejë në qiellin e Riadit Superkupën e Italisë.

Titulli kampion është kupa që i mungon në palmaresin e trofeve. Sigurisht që këtë sezon ka edhe pengun e eliminimit nga Champions-i, por kërkon reagimin e menjëhershëm në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"