Ndeshja ndaj Junajtid, Poçetino: Çelsi nuk është ekip ekspozite që të luajë futboll për t’u dukur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 13:39

Ndeshja ndaj Junajtid, Poçetino: Çelsi nuk është ekip ekspozite që të luajë futboll për t’u dukur

Mauricio Poçetino thotë se skuadra e tij nuk u soll si Çelsi në barazimin zhgënjyes të tyre në shtëpi me Bërnlejn, ndërsa trajneri ishte kritik për kilometrat e djemve të tij, duke thënë: “Ne nuk mund të jemi një ekip shfaqesh dhe të luajmë futboll për t’u dukur. Ne duhet të konkurrojmë”.

POCETINO

Çelsi shpërdoroi dy herë avantazhin ndaj Bërnlejt me 10 vetë në “Stamford Bridge”, ndërsa ata nuk arritën të kapërcenin në gjysmën e sipërme të klasifikimit. Përpara përballjes me Mançester Junajtid sonte, trajneri argjentinas tha:

“Ne jemi Çelsi, por duhet të sillemi si Çelsi. Nuk është njëjustifikim të jesh i ri. Ne duhet të mbrojmë stemën tonë dhe tëluajmë për klubin tonë dhe duhet të performojmë. Na takon neveqë ta nisim ndeshjen në një mënyrë të ndryshme nga Bërnlej. Neduhet të sillemi ndryshe, të jemi të përqendruar, më shumë agresivë dhe të mos fshihemi pas kundërshtarit, por të kërkojmë topin.Skuadrat që duan të fitojnë dhe duan të jenë të rëndësishme nukduhet të luajnë vetëm mirë me topin. Ne nuk mund të jemi njëskuadër shfaqesh për të luajtur futboll që ta shijojmë. Ne duhet tëluftojmë. Prandaj isha i zhgënjyer kundër Bërnlejt”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"