Ndeshja ndaj Darmshtad, Bajerni dhe Kejn planifikojnë tjetër goleadë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 13:00

Ndeshja ndaj Darmshtad, Bajerni dhe Kejn planifikojnë tjetër goleadë

Të besuarit e Tomas Tuhel do të zbresin ditën e sotme në fushën e Darmshtad, ku suksesi i mundshëm do të rrisë presion te kryesuesit e Leverkusen. Ky i fundit do të luajë ditën e diel në transfertën e Fraiburgut.

KANE

Nëse e hedhim vështrimin në kategorinë e të dhënave mes klubeve të mësipërme, Bajern Mynih ka mesataren më të lartë kundër një ekipi në Bundesligë, 2.8 pikë (mbi 5 ndeshje që janë përballur), asnjë humbje në harkun e 9 ballafaqimeve (liga kryesore).

Nga krahu tjetër, Darmshtad pozicionohet në vendin e fundit të tabelës, e cila ia shton akoma më tepër “oreksin” Herri Kejn dhe shokëve të ekipit për të shënuar një tjetër goleadë. Kejn ka si mision të thyejë rekordin e Levës (41 gola brenda një sezoni), ndërsa bavarezët të ruajnë trendin e frikshëm në gola dhe lojë të zhdërvjellët.

Aktualisht numri i finalizimeve prej Bajernit përkon me shifrën 73, kurse vendësit modest e kanë nxjerrë topin nga kuadrati në 60 precedentë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"