Ndeshja miqësore me Arabinë Saudite, FSHF-ja do të arkëtojë shumën e majme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2022 | 14:43

Ndeshja miqësore me Arabinë Saudite, FSHF-ja do të arkëtojë shumën e majme

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushë më datën 26 tetor teksa do të luajë një takim miqësor me Arabinë Saudite.

shqiperia kombetarja

Ndeshja do të zhvillohet në Abu Dabi dhe kjo datë nuk është zyrtare nga FIFA.

Kështu me një marrëveshje mes dy federatave është dakordësuar që të luhet një miqësore e tillë.

Gazeta mëson se për këtë ndeshje FSHF-ja do të arkëtojë një shumë të majme në arkat e saj, deri në 500 mijë dollarë.

Javën tjetër pritet që të nisë edhe grumbullimi i ekipit kombëtar, por këtë herë do të jetë me shumë ndryshime dhe emra të rinj, kjo për shkak se shumica e lojtarëve kuqezinj që kanë qenë më përpara do të jenë të angazhuar me klubet e tyre.

GRUPI (1)

KOM (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"