Ndeshja me Empolin si kurth, trajneri Inzagi izolon ekipin në “Pinetina”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 10:45

Ndeshja me Empolin si kurth, trajneri Inzagi izolon ekipin në “Pinetina”

Simone Inzagi nuk i zë besë Empolit dhe ka bërë apel gjatë këtyre ditëve për skuadrën e tij. Pushimi prej kombëtareve, çështja “Açerbi-Zhezus” dhe precedenti i vitit të kaluar në SanSiro kundër të kaltërve e bëjnë të mendojnë se sfida kundërformacionit të Davide Nikolës mund të transformohet në njëkurth dhe ai kërkon që ta evitojë.

turam inzagi

Sepse me eliminimin nga Kupa e Italisë dhe Champions-it, objektivi i vetëm që ka mbetur është titulli kampion dheatë kërkon ta mbyllë sa mëshpejt për të shijuar festën. Juventusi është dorëzuar mekohë dhe Milani vazhdon tëkëmbëngulë, por për momentin ndodhet -11 pikë nga Interi. Trajneri ka kërkuar ngaekipi që të japë një sinjal tëqartë dhe të zgjohet pas javës aspak pozitive përparapushimit të kombëtareve.

PRECEDENTI- Më 23 janarin e vitit 2023 Interi i Inzagit vinte i freskët nga fitorjae Superkupës në Arabi kundër Milanit dhe në kampionat luajtën kundër Empolit. Duhet tëishte një mbrëmje festeje, por në fakt rezultoi në një makth pasi këta të fundit fituan 0-1 megolin e Baldanzit. Interi në atë kohë rrëshqiti -13 pikë dhe ufokusua maksimalisht te Champions-i.

GRUMBULLIMI – Trajneri Inzagi ka vendosur që ta grumbullojë skuadran për këtë ndeshje për ta mbajtur të izoluarnga presioni i jashtëm dhe mbi të gjitha për të konsumuarmë shumë kohë së bashku duke qenë se për 2 javë ishin tëlarguar në kombëtaret e tyre. Ai madje ka vendosur që tëmos dalë në konferencën për shtyp, ashtu siç ka bërë shpeshgjatë kësaj periudhe për të mos u shpërqendruar nga çështje që gazetarët mund ta pyesin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"