Ndeshja kundër Skënderbeut, flet trajneri i Orikut: Presioni mbi korçarët, na kënaq edhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2022 | 11:00

Ndeshja kundër Skënderbeut, flet trajneri i Orikut: Presioni mbi korçarët, na kënaq edhe…

Oriku pret sot Skënderbeun në ankesin e stadiumit të Fierit, në orën 15:00. Për “Panorama Sport”, trajneri Arlind Rustemi deklaroi dje se presioni bie mbi kundërshtarin dhe se do të ishte i kënaqur edhe me barazimin.

arlind rustemi

“Luajmë kundër Skënderbeut, një skuadër që ka dominuar në futbollin shqiptar për një periudhë 10-vjeçare.

Por, sot konkurron në Kategorinë e Parë dhe historia nuk ndikon në ndeshjet e kampionatit, edhe pse objektivat janë të ndryshme për të dyja skuadrat.

Mendoj se presioni qëndron në anën e kundërshtarit. Ne jemi të kënaqur edhe me një barazim, pasi luajmë në fushë asnjanëse.

Më vjen keq që fusha në Orikum nuk është akoma gati, sepse ka ndikuar jo pak në procesin stërvitor dhe kjo ka reflektuar edhe në dy ndeshjet e para të kampionatit.

Gjithsesi, së shpejti do të fillojmë të luajmë në fushën tonë. Kjo falë përpjekjeve maksimale nga presidenti për ta pasur sa më shpejt në dispozicion stadiumin”, deklaroi fillimisht Rustemi.

Trajneri i Orikut ndien keqardhje që klubi i Flamurtarit u mbylli dyert. Sipas tij, 70% e skuadrës së Orikumit janë lojtarë të formuar te Flamurtari. Gjithashtu edhe vetë Rustemi ka qenë futbollist për shumë vite i kuqezinjve.

E. SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"