Ndahen pas 12 viteve, Sara Karbonero konfirmon divorcin me Kasijasin: Kohë ndryshimi, kërkojmë të respektohet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2021 | 10:38

Ndahen pas 12 viteve, Sara Karbonero konfirmon divorcin me Kasijasin: Kohë ndryshimi, kërkojmë të respektohet…

Gazetarja e njohur spanjolle, Sara Karbonero, ka konfirmuar ndarjen nga Iker Kasijas, pas 12 viteve lidhje. Çifti kanë njoftuar divorcin mes tyre, teksa tashmë do të kenë vetëm lidhje miqësore, siç thotë Sara në një postim të bërë në profilin e saj, ku shkruan se do të vazhdojnë të edukojnë dhe të rrisin fëmijët në një mjedis të qetë. Gjithashtu ajo ka kërkuar nëpërmjet postimit të saj, që të mos flitet më për jetën e saj private, në këtë periudhë ndryshimi.

“Unë dhe Ikeri ndohemi jashtëzakonisht krenarë për familjen tonë, të cilën e krijuam me dashuri dhe ishte e mbushur me lumturi gjatë këtyre viteve. Nga sot rrugët tona marrin drejtime të ndryshme, por jo për shumë larg, pasi do vazhdojmë të jemi prindër të fëmijëve, siç kemi bërë deri tani. Ishte një vendim që u mor pas një marrëveshje të përbashkët. Respekti, afeksioni dhe miqësia do të mbeten gjithmonë.postimi i sara karbonero

Prioriteti unë është dashuria dhe përkushtimi, të edukojmë fëmijët tanë dhe t’i mbrojmë ata në mënyrë që të rriten në një mjedis të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm. Tani ne kërkojmë të respektohet privatësia jonë në këtë kohë ndryshimi. Këto janë fjalët e vetme publike që do të bëj për të tashmen dhe të ardhmen.”, shkruan Sara Karbonero.

Real Madrid goalkeeper Iker Casillas and his girlfriend the sport journalist Sara Carbonero presents their newborn Martin Casillas Carbonero at Ruber International hospital on January 8, 2014, Madrid.Pictured: Iker Casillas, Sara Carbonero and Martin Casillas CarboneroRef: SPL676829  080114  Picture by: EPSplash News and PicturesLos Angeles:	310-821-2666New York:	212-619-2666London:	870-934-2666photodesk@splashnews.com

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"