“Na dha një dorë të madhe ndaj Salernitanës”, Inzagi i thur elozhe Asllanit: Po rritet, duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2023 | 23:39

“Na dha një dorë të madhe ndaj Salernitanës”, Inzagi i thur elozhe Asllanit: Po rritet, duhet të…

Interi triumfoi në transfertë ndaj Salernitanës me rezultatin 0-4 falë pokerit të realizuar nga Lautaro Martinez në pjesën e dytë. Në lidhje me këtë përballje foli edhe trajneri Simeone Inzagi, i cili u pyet edhe për mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani, i cili bëri një paraqitje dinjitoze në këtë sfidë. Në deklaratën e dhënë për mikrofonin e DAZN, Inzagi ndër të tjera deklaroi:  

INZAGIII

“Të gjithë sulmuesit e mi po punojnë shumë mirë. Tani kemi humbur Arnautoviçin për pak kohë dhe duhet të ecim përpara me tre alternativat që po bëjnë punën e tyre më së miri. 

Rrugëtimi i Champions League na ka dhënë shumë mendërisht. Që nga 13 korriku djemtë kanë punuar shumë mirë, ne jemi bashkë për një kohë të gjatë dhe duhet të vazhdojmë kështu.Luajm shumë, kam nevojë për kontributin e të gjithëve. Tani në një ditë e gjysmë ndodh që të përgatitemi për një sfidë të rëndësishme si ajo që kemi tani kundër Benfikës. 

Asllani? Ai po punon shumë mirë, duhet të vazhdojë në këtë mënyrë. Ai është një lojtar që ne kemi nënshkruar, teksa është me ne për një vit e gjysmë dhe po rritet. Të luash te Interi nuk është si të luash me Empolin, por ai është duke bërë mirë dhe sonte na dha një dorë të madhe. 

Lautaro kishte nevojë të merrte frymë, ai është dikush që nuk dorëzohet kurrë dhe gjithmonë jep gjithçka. Shënoi 4 gola, por është e rëndësishme që skuadra ia solli. Në dy vitet e para ai gjithmonë ka bërë shumë mirë, ka luajtur shumë. Tani është kapiten, ndihet edhe më shumë si një lider, por gjithmonë ka punuar mirë. Tani ka shumë përvojë, ka fituar trofe, është kampion bote, ai do të vazhdojë të rritet”, deklaroi Inzagi.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"