“Na dënojnë edhe kur s’kemi skuadër”, Kamza sulmon FSHF-në: Mirë që e vranë, por se lenë të qetë as në… varr

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2019 | 21:58

“Na dënojnë edhe kur s’kemi skuadër”, Kamza sulmon FSHF-në: Mirë që e vranë, por se lenë të qetë as në… varr

Komisioni i Disiplinës bëri publike ditën e sotme vendimin, për shkeljet e bëra në ndeshjet e kampionatit dhe ato të Kupës së Shqipërisë. Veç të tjerave ajo që ra më së shumti në sy ishte vendimi për dënimin e Kamzës me përjashtimin për 2 sezone nga Kupa, për shkak të mosparaqitjes në sfidën ndaj Apolonisë.

kAMZA22

Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe klubi i Kamzës nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, teksa sulmon ashpër FSHF-në, duke bërë me dije se skuadra është shkrirë dhe nuk do të marrë pjesë në Kategorinë e Dytë këtë sezon.

REAGIMI I KAMZËS NË “FACEBOOK”:

Pasi jemi njohur me sulmin e rradhes ndaj ekipit tone, nuk cuditemi aspak me keto denime komuniste. Skuadra eshte ne piken e hallit pas shkaterrimit qe vete ata qe drejtojne futbollin i kane bere. Nuk eshte ne deshiren tone qe qyteti i Kamzes mos te kete skuader, por kur sulmet nuk ndalen, nuk dime ku ta gjejme moralin per te vazhduar investimet? Bashkia heziton prej 2 sezonesh. Federata e ka bere Kamzen si tabele poligoni! Te vjen keq, por ky eshte realiteti.

Pasi na denuan kur kishim nje super-skuader, te cilen me “ujqerit” e tyre te zinj e sulmuan nje vit me pare jave pas jave, tashme na denojne edhe kur s’kemi skuader! Me pak fjale, Kamza eshte si hasem per federaten, ku mire qe e vran, por se lene te qete as ne arkivol dhe tashme ne varr. Nese Kamza s’do te ekzistoj me, fajtor eshte vetem institucioni i federates, i cili e sulmon pa fund, pa u ngopur si Ujku ne mes te debores. Mjere futbolli yne cilin ka ne krye!

kAMZA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"